Festohen Pashkët në Tiranë
Besimtarët ortodoksë kremtuan festën e Pashkëve në Tiranë, ringjalljen e Krishtit, tre ditë pas vdekjes së tij në një shtyllë torture. Kanë qenë shumë besimtarë që morën pjesë me qirinj të ndezur në meshën e mbajtur nga Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos. Po sipas ortodoksëve tingujt e këmbanës njoftojnë ringjalljen e Krishtit pas tre ditësh që kishte qëndruar i vdekur. Kreu i kishës ortodokse Janullatos kungoi shumë besimtarë që në pritje të ringjalljes së Krishtit kishin agjëruar ose kishin mbajtur Kreshmë përgjatë 40 ditëve. Festa e pashkëve ndryshon në datë, kjo për arsye kalendarike duke pasur parasysh 2 lloj kalendaresh me të cilat llogaritet koha, që është kalendari Julian dhe ai Gjeorgjian. Por Pashkët si festë llogariten në bazë të muajve hënorë të kalendarit izraelit, sipas të cilit Krishti vdiq në 14 nisan dhe u ringjall në 16 nisan, muaj që përkon me mesin e marsit dhe të prillit. Pashkë do të thotë flijim dhe kjo festë e ka zanafillën në vitin 1513 p.e.s kur populli i izraelit u çlirua nga skllavëria egjiptiane dhe kaloi detin e kuq me anë të një mrekullie nga Zoti, siç tregohet nga Bibla. Për hir të kësaj mrekullie Perëndia i urdhëroi të festonin 14 nisanin, si dita kur u larguan nga Egjipti më një dorë të fuqishme që kjo ditë të kujtohej brez pas brezi. Izraelitët në atë ditë hanin bukë pa maja dhe pinin verë e bënin flijime. Zakonet e vezëve dhe të lepujve janë pagane.