Mbiemri im? Nga një histori stërgjyshësh me bojëra fosforeshente..
Rudina Magjistari?
Mbiemri im? Nga një histori stërgjyshësh me bojëra fosforeshente..
Rudina prej disa kohësh ju shohim prezente në një emision të TVSH, ku trajtohen histori njerëzore. Pse një emision i tillë?
Tek ne, të gjitha programet televizive të mbrëmjes, që do të thotë që kanë audiencë të lartë,janë në përgjithësi spektaklet, me të cilat thjesht njerëzit kalojnë kohën e asgjë më shumë se kaq, sepse s’iu përkasin. Ndjeva nevojën për të sjellë në ekran njerëzit dhe jetën e vërtetë. Një realitet që e jetojmë çdo ditë, herë të egër, herë të bukur, nëpërmjet fragmentesh nga jeta e njerëzve të thjeshtë, për të drejtuar vemendjen tek ta, tek vështirësitë e problemet e tyre, por këtë rradhë parë nga një këndvështrim tjetër. Ai human. Në një kohë kurjemi kthyer ne pre’ të një konsumizmi cinik e indiferenca përthan përditë e nga pak shpirtin e shoqërisë sonë, po kuptojmë se kemi nevojë më shumë se kurrë për vëmendje dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit.
Ndërkohë Rudinën tashmë e njohin edhe si ideatore dhe pronare e një qendre estetike.. Njoh persona të kamur të Tiranës që janë klientë të rregullt.. A është e kapshme kjo qendër edhe nga ne të tjerët.. Shumë njerëz ndoshta thjesht nuk kanë informacionin e duhur dhe pak frikë nga ambjente të tilla.. Do të thotë, bëhet fjalë për një qendër luski apo diçka më e arritshme..
Velur-i është realizuar vërtet me shumë kujdes nga unë dhe mikesha ime Manjola. Dhe sinqerisht, shohim që ka qenë një ide e suksesshme. Përveçse ofron një nga format më të mira për mirëqenien e trupit, mendjes e shpirtit, shërbimi është shumë cilësor dhe çmimet, janë konkuruese në raport me qendrat e tjera në Tiranë. Është normale që ata që mund të jenë në gjendje më të mirë ekonomike të jenë frekuentuesit e parë, sepse punojnë shumë e janë më të rënduar nga stresi.
Është biznes i mirë.. Ia vlen barra qeranë?
Që në biznesplanin që bëmë, rezultonte i mirë.
Dita juaj është shumë e ngarkuar, pasi kuptohet që emisioni dhe qendra kërkojnë investim të madh kohe, si e gjen Rudina kohën e lirë?
Për të qenë më të saktë, është programi “Tkam zemër” që më merr gjithë kohën, dhe pothuajse s’më mbetet fare kohë e lirë. Kërkon një përqendrim non-stop dhe dedikimim total për vetë formatin që ka. Por nga ana tjetër, është një punë që e bëj me kënaqësi të madhe, ndaj ia vlen kjo lloj kostoje për t’u paguar.
E dimë që mund të mos përgjigjeni por Rudina ka ditur gjithmonë të zgjedh.. Është dikush në zemrën e Rudinës apo e gjithë koha i shkon biznesit dhe televizionit?
Është e vërtetë që punët e biznesit dhe televizionit s’më lenë vend për punët e zemrës. Por ama, i kam dhënë vetes mundësinë, që fjalën zemër ta përdor shpesh :-)
Ju jeni një femër, që tani jeni e njohur dhe keni një karrierë të mirë në Shqipëri, imazhi ka ardhur gjithnjë në rritje. Sa e vështirë është për një femër të bëjë karrierë në Shqipëri?
Sigurisht që në një shoqëri me një traditë patriarkale siç është shoqëria shqiptare, në përgjithësi nuk është e lehtë. Të jesh burrë, konsiderohet një avantazh, në të gjitha garat për pozicionet e rëndësishme drejtuese, aq më tepër që punët në Shqipëri më shumë bëhen kafeneve apo restoranteve. Megjithatë, mendoj se për një grua të aftë, këmbëngulëse e me besim në vetvete ekzistojnë hapësirat për të bërë sukses. Shoqëria jonë ka filluar të ndjejë nevojën e domosdoshme të njerëzve të përgatitur, dhe sigurisht të potencialit femëror, i cili është shumë më pak i eksploruar.
Ka ndonjë peng në jetën e Rudinës? Diçka për të cilën jeni penduar?
Mund të them me bindje se s’kam. Për vendimet e rëndësishme gjithmonë jam menduar mirë përpara se t’i marr. Për ndonjë gjë të vogël, edhe mund të jem penduar, por ka qenë aq e vogël, sa s’e mbaj mend fare tani.
Dhe një pyetje kurioze.. Keni një mbiemër që gjjithmonë bën përshtypje.. Shumë të vecantë.. Cila është origjina e tij, ka ndonjë histori familjare për këtë?
Ka diçka, histori stërgjyshërish, bojrash fosforeshente, çudirash që vinin për herë të parë në Korçën e fillimshekullit të kaluar, prej nga është familja e tim eti. Në fakt një mbiemër i veçantë ndihmon të dallosh që në fillim dhe të mbetesh lehtë në kujtesën e njerëzve. Më pëlqen si fakt.
PYETSORI I PRUSTIT
Po të takoja Zotin do ti thosha: Të kam zemër…
Çfarë është lumturia absolute për ju?
Gazi i hareshëm në fëmijëri.
Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Dëshira për të jetuar atë që s’vjen më.
Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Kur një shoqja ime imitonte dashamirësisht një mik të përbashkët.
Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Të qenurit e vërtetë.
Defekti juaj kryesor?
Vonesa ne takimeNdaj cilave gabime jeni më tolerantë?
Ndaj atyre që bëhen padashje dhe për herë të parë.
Hera e fundit që u përlotët?
Kur më bënë një dhuratë surprizë
Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
Me asnjërin në mënyrë të veçantë
Udhëtimi juaj i preferuar?
Me tren
Shkrimtarët tuaj më të dashur?
Tolstoi, Stendal, Kundera
Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?
Inteligjencën
Tek një grua?
Inteligjencën
Kompozitori juaj i preferuar?
Wagner
Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
E sigurt se të gjithë fërshëllejnë kur bëjnë dush?
Libri që ju la mbresë të pashlyshme?
“E kuqja dhe e zeza”
Filmi që ju la mbresë të thellë?
Shindler’s List
Piktori juaj i dashur?
Nuk zgjedh dot mes Van Gogh dhe Monet
Ngjyra juaj e preferuar?
E kuqja
Kë konsideroni si suksesin tuaj më tëmadh?
Që eci me këmbët e mia
Pija juaj e preferuar?
Vera e kuqe
Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?.
Koha e pakët që arrij të kaloj me mamanë time
Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Dhunën fizike të njeriut ndaj njeriut
Frika juaj më e madhe?
Të qenurit i zakonshëm
Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Vetëm kur e vërteta do ishte e parëndësishme dhe njëkohësisht do të lëndonte tjetrin
Keni dhënë ndonjëherë rryshfet?
Do më vinte turp.
Cila është motoja juaj?
“Njeriu e bën vetë fatin e tij”
Si do të dëshironit të vdisnit?
Në gjumë
Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?
T’kam zemër
Në çfarë gjendje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?
Entuziaste