Festohet 1 Maji, protesta sporadike
Sot në ditën e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve në Tiranë janë zhvilluar disa protesta dhe tubime. Komunistët kanë organizuar një protestë përgjatë rrugës së Durrësit e më pas janë ndalur para Teatrit të Operës duke mbajtur në duar pankarta kushtuar Ditës së 1 Majit.
Gjithashtu një tubim proteste ka organizuar edhe lëvizja Mjaft me aktivistet e saj që gjithashtu kulmoi në sheshin “Skënderbej”. Te tjera organizime jane zhvilluar por ajo qe bie ne sy eshte numri i pakte i pjesëmarresve per shkak te nje tradite te rrenjosur tashme ne Shqiperi, qe 1 Maji eshte dite feste.
E gjitha administrata eshte pushim sepse 1 Maji eshte feste zyrtare dhe pjesa me e madhe e njerezve sot po festojne.
1 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)
Festohet 1 Maji, protesta sporadike burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email