Konflikti për pronën, rëndohet gjendja e grevistëve të urisë
Ndërsa u bënë 7 ditë që kurse 10 persona kanë hyrë në greve urie pasi u nxorën nga shtëpitë ku jetonin prej 60 vjetësh, shëndeti i disa prej tyre është përkeqësuar ndjeshëm ditën e sotme.
Tre prej grevistëve kanë shfaqur probleme me shëndetin, por ndërsa dy kanë marrë ndihmën mjekësore, njëri prej tyre Arjan Xhaferri e ka refuzuar mjekun.
Banorët kanë kërkuar ndihmën e bashkisë për tu sterruar në banesa sociale ose mundësinë për të përfituar kredi të butë, ndërsa kanë refuzuar propozimin e kryebashkiakut Lulzim Basha për mundësimin e sistemimit të tyre fillimisht në banesa me qira.
1 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)
Konflikti për pronën, rëndohet gjendja e grevistëve të urisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email