Kosove Seance degjimore per 7 te akuzuar per trafikim organesh njerezore

Ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine sot eshte zhvilluar seanca e dyte e konfirmimit te akuzes se ngritur ne vjeshten e vitit te kaluar kunder shtate personave per trafikim te organeve njerezore krim te organizuar ushtrim te paligjshem te veprimtarive mjekesore dhe keqperdorim te detyres zyrtare.
Ne mesin e te akuzuarve ka mjeke dhe nje person qe me pare ka punuar ne nivel te larte ne Ministrine e Shendetesise. Akuza perfshin edhe dy persona te tjere njeri shtetas izraelit dhe nje shtetas turk te cilet po kerkohen nepermjet policise nderkombetare.
Sipas akuzes grupi i shtetasve te Kosoves ka qene i perfshire ne rekrutimin e 20 shtetasve te huaj nga Moldavia Kazakistani Rusia dhe Turqia te cileve pretendohet se u ishin premtuar nga 20 mije dollare per dhurimin e veshkave ndersa marresve te organeve u ishte kerkuar qe te paguanin nga 80 mije deri ne 100 mije dollare.
Prokurori i ceshtjes Jonathan Ratel nga Misioni i Bashkimit Evropian per policine e drejtesine tha se dhuruesit ishin sjelle ne Kosove nen premtimet e rrejshme.
Akuza per trafikimin e organeve ka te beje me zhvillimet ne klinike private Medikus ne Prishtine ne vitin 2008. Nje transplantim i paligjshem i nje veshke qe ishte kryer ne nje klinike private ne Prishtine ate vit kishte cuar ne arrestimin e tre udheheqesve te asaj klinike si dhe ne pezullimin nga puna te nje zyrtari te Ministrise se Shendetesise.
Hetimet e policise atebote kishin zbuluar se nje shtetas turk kishte dhuruar nje veshke e cila ishte pranuar nga nje shtetas izraelit. Me pas te arrestuarit ishin liruar ndersa hetimet kishin vazhduar ngaEULEX-i.
Pas seances se sotme degjimore gjykata ka 15 dite afat per te vendosur nese do te kete nje proces gjyqesor apo jo. Te gjithe te akuzuarit kane hedhur poshte pretendimet e ngritura nga prokurori i ceshtjes ndersa mbrojtja kerkoi qe akuza te hidhet poshte. Mbrojtesi i te akuzuarit kryesor Lutfi Dervishi tha the po behen perpjekje qe kjo ceshtje te nderlidhet me raportin e te derguarit te Keshillit te Evropes Dick Marty i cili muajin e kaluar nxiti zemerim ne Kosove me pretendimet se udheheqes te larte te Ish Ushtrise lirimtare jane te perfshire ne trafikimin e organeve njerezore. Ai tha se keto dy ceshtje nuk kane te bejne me njera tjetren.
Ligjet ne Kosove ndalojne cdo veprimtari te transplantimit te organeve neper klinikat private.