E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet djali i azilkërkuesit, alarmohet policia e kryeqytetit

Largimi nga qendra e azilkërkuesve në Tiranë e djalit të një familjeje
kosovare ka alarmuar policinë e kryeqytetit, por brenda
24 orëve ai është rikthyer sërish. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më
parë, ndërkohë që dje paradite i mituri i larguar është rikthyer
sërish. Bëhet fjalë për familjen e kosovarit Nasër Grisholli, i cili ka
fi tuar azil në Shqipëri prej disa vitesh. Sipas policisë kryeqytetase,
dy ditë më parë, në Komisariatin Nr. 4 është denoncuar se nga
qendra e azilkërkuesve në Babrru është larguar Fidan Grisholli,
12 vjeç, lindur në Podujevë të Kosovës dhe banues në adresën
e mësipërme. Policia ka marrë në dijeni se i mituri është djali
i Nasër Grishollit, familja e të cilit ka fi tuar azil. Menjëherë janë
vënë në lëvizje strukturat e kërkimit në polici, por deri në orët
e vona të së hënës nuk kanë mundur të gjejnë të miturin. Por,
mëngjesin e djeshëm, policia është njoftuar se i mituri ishte
kthyer sërish në adresën e lartpërmendur. 12-vjeçari është pyetur
nga familjarët se ku ka qenë gjatë 24 orëve dhe më pas ka
rrëfyer çdo gjë para uniformave blu. Sipas të dhënave zyrtare,
i mituri kishte ikur te daja i tij, i cili banon në Lezhë. Më tej ai ka
shpjeguar se kishte hipur në tren te stacioni në Tiranë dhe kishte
mbërritur në Lezhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›