Qendra e Antikrimit Evropian, tani në Shqipëri
Parandalimi i krimit të organizuar
ndërkombëtar
do të luftohet në Shqipëri.
Projekti është publikuar dje nga
drejtori i Përgjithshëm i policisë
italiane, Antonio Manganelli,
gjatë një takimi me Kryeministrin
shqiptar, Sali Berisha, në
Tiranë. "Zyra e policisë italiane
në Shqipëri do të bëhet qendër
koordinimi e të gjitha zyrave të
policive evropiane të pranishme
në Ballkan", ka deklaruar Manganelli.
Ndërsa Kryeministri
Berisha, nga ana e tij, ka vlerësuar
projektin e Italisë, si dhe ka rikonfirmuar
gatishmërinë e policisë
shqiptare për të mbështetur atë
italiane në luftën kundër krimit të
organizuar ndërkombëtar.
Task-Forca
Drejtori i Përgjithshëm i policisë
italiane, Antonio Manganelli,
gjatë takimeve me drejtues të
policisë shqiptare, Kryeprokuroren
Ina Rama, por edhe Kryeministrin
Berisha, ka publikuar për
mediat projektin e autoriteteve
për krijimin e një skuadre të përbashkët
hetimore që përfshin
vendet e Ballkanit. Sipas zotit
Manganelli, kjo lloj task-force
do të ishte më efektive në luftën
ndaj kriminalitetit dhe trafiqeve.
I pyetur nga "Top Channel" se si
e shpjegon faktin që pjesa më e
madhe e operacioneve italiane të
cilat bëhen me Shqipërinë lidhen
vetëm me luftën ndaj drogës,
numri një i policisë italiane u përgjigj:
"Bashkëpunimi mes policive
zhvillohet mbi trafiqet që janë më
evidentë, vite më parë ishte kontrabanda
e cigareve, pastaj erdhi
emigrimi klandestin dhe tani
trafiku i paligjshëm i drogës, që
ka kaluar kontrabandën e cigareve
dhe klandestinët. Më parë arrestonim
kontrabandistë dhe skafistë,
sot arrestojmë trafikantë droge.
Nëse do kemi sërish kontrabandë
cigaresh dhe trafik klandestinësh,
atëherë ne sërish do t‘i arrestonim
ata. Le të themi se droga është një
nga problemet që po luftojmë",
është shprehur Manganelli.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm
i policisë italiane pohoi se konfiskimi
i pasurive që vijnë nga
krimi kërkon punë dhe eksperiencë,
drejtori i Përgjithshëm i
Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi,
shtoi: "Ndonëse për ne është një
eksperiencë e re, në dy vitet e
fundit janë 11 milionë euro të
sekuestruara nga grupe të fuqishme
kriminale që kanë vepruar
në Lushnjë, Durrës e Tiranë.
Gjithashtu, kemi filluar një punë
për krijimin e një databaze për
persona që kanë veprimtari kriminale",
ka pohuar Prençi.
Bashkëpunimi
Ndërkohë, kryepolici italian
ka takuar Prokuroren e Përgjithshme,
Ina Rama. Në takimin
e Kryeprokurores dhe drejtorit
të Policisë Italiane, morën pjesë
edhe prokurorë dhe pjesëtarë
të tjerë të stafit të Prokurorisë së
Përgjithshme. Gjatë takimit mes
të dyja palëve u diskutua rreth
luftës së përbashkët të krimit të
organizuar, luftës kundër trafikut
të makinave, si dhe procedimeve
penale respektive të dy
vendeve Shqipëri dhe Itali. Një
vëmendje e veçantë iu kushtua
edhe lokalizimit e ekstradimit të
personave kriminalë të kërkuar
nga shteti italian. Gjatë takimit
u nënvizua fakti i klimës së mirë
të bashkëpunimit që ekziston
mes strukturave të përbashkëta
për zgjidhjen e mjaft çështjeve.
"Synimi i përbashkët është
bashkëpunimi, dhe rezultate sa
më pozitive në të ardhmen në
drejtim të luftës së përbashkët
ndaj krimit të organizuar dhe
trafiqeve", përfundon njoftimi i
prokurorisë.
ndërkombëtar
do të luftohet në Shqipëri.
Projekti është publikuar dje nga
drejtori i Përgjithshëm i policisë
italiane, Antonio Manganelli,
gjatë një takimi me Kryeministrin
shqiptar, Sali Berisha, në
Tiranë. "Zyra e policisë italiane
në Shqipëri do të bëhet qendër
koordinimi e të gjitha zyrave të
policive evropiane të pranishme
në Ballkan", ka deklaruar Manganelli.
Ndërsa Kryeministri
Berisha, nga ana e tij, ka vlerësuar
projektin e Italisë, si dhe ka rikonfirmuar
gatishmërinë e policisë
shqiptare për të mbështetur atë
italiane në luftën kundër krimit të
organizuar ndërkombëtar.
Task-Forca
Drejtori i Përgjithshëm i policisë
italiane, Antonio Manganelli,
gjatë takimeve me drejtues të
policisë shqiptare, Kryeprokuroren
Ina Rama, por edhe Kryeministrin
Berisha, ka publikuar për
mediat projektin e autoriteteve
për krijimin e një skuadre të përbashkët
hetimore që përfshin
vendet e Ballkanit. Sipas zotit
Manganelli, kjo lloj task-force
do të ishte më efektive në luftën
ndaj kriminalitetit dhe trafiqeve.
I pyetur nga "Top Channel" se si
e shpjegon faktin që pjesa më e
madhe e operacioneve italiane të
cilat bëhen me Shqipërinë lidhen
vetëm me luftën ndaj drogës,
numri një i policisë italiane u përgjigj:
"Bashkëpunimi mes policive
zhvillohet mbi trafiqet që janë më
evidentë, vite më parë ishte kontrabanda
e cigareve, pastaj erdhi
emigrimi klandestin dhe tani
trafiku i paligjshëm i drogës, që
ka kaluar kontrabandën e cigareve
dhe klandestinët. Më parë arrestonim
kontrabandistë dhe skafistë,
sot arrestojmë trafikantë droge.
Nëse do kemi sërish kontrabandë
cigaresh dhe trafik klandestinësh,
atëherë ne sërish do t‘i arrestonim
ata. Le të themi se droga është një
nga problemet që po luftojmë",
është shprehur Manganelli.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm
i policisë italiane pohoi se konfiskimi
i pasurive që vijnë nga
krimi kërkon punë dhe eksperiencë,
drejtori i Përgjithshëm i
Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi,
shtoi: "Ndonëse për ne është një
eksperiencë e re, në dy vitet e
fundit janë 11 milionë euro të
sekuestruara nga grupe të fuqishme
kriminale që kanë vepruar
në Lushnjë, Durrës e Tiranë.
Gjithashtu, kemi filluar një punë
për krijimin e një databaze për
persona që kanë veprimtari kriminale",
ka pohuar Prençi.
Bashkëpunimi
Ndërkohë, kryepolici italian
ka takuar Prokuroren e Përgjithshme,
Ina Rama. Në takimin
e Kryeprokurores dhe drejtorit
të Policisë Italiane, morën pjesë
edhe prokurorë dhe pjesëtarë
të tjerë të stafit të Prokurorisë së
Përgjithshme. Gjatë takimit mes
të dyja palëve u diskutua rreth
luftës së përbashkët të krimit të
organizuar, luftës kundër trafikut
të makinave, si dhe procedimeve
penale respektive të dy
vendeve Shqipëri dhe Itali. Një
vëmendje e veçantë iu kushtua
edhe lokalizimit e ekstradimit të
personave kriminalë të kërkuar
nga shteti italian. Gjatë takimit
u nënvizua fakti i klimës së mirë
të bashkëpunimit që ekziston
mes strukturave të përbashkëta
për zgjidhjen e mjaft çështjeve.
"Synimi i përbashkët është
bashkëpunimi, dhe rezultate sa
më pozitive në të ardhmen në
drejtim të luftës së përbashkët
ndaj krimit të organizuar dhe
trafiqeve", përfundon njoftimi i
prokurorisë.