E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtimi i bulmetrave në rrugë, shëndeti i qytetarëve në duart e ... Zotit

Fermerë të ardhur nga fshatrat tregtojnë produktet e tyre, jashtë çdo lloj kushti higjieno-sanitar
Bulmetrat e ardhura nga rrethet, tregtohen nëpër rrugët e kryeqytetit, jashtë çdo standardi higjieno-sanitare dhe inspektimi veterinar. Gati çdo ditë, rrugët e kryeqytetit janë të mbushura më këto produkte vendi, të cilat tregtohen të shtira në tokë, të hapura në pluhur, baltë, nëpër këmbë të kalimtarëve dhe të gomave të makinave. Tregtarët i ekspozojnë produktet blegtorale në mjedisin e jashtëm, me qëllim që ta reklamojnë mallin përpara konsumatorëve si të freskët e cilësorë, pa u kujdesur për ndotjen e tij, pikërisht në çastet e fundit. Instituti i Shëndetit Publik shpesh herë ka shprehur shqetësimin nga ana e tij për infeksionet që mund të sjellin këto produkte, por deri më tani nuk është realizuar asnjë bashkëpunim midis Policisë Bashkiake dhe këtij sektori. Konsumatorët qytetarë janë të sensibilizuar për papastërtinë dhe rrezikun e këtyre produkteve, por ato janë të detyruar ti blejnë, ngaqë këto produkte për vetë kushtet e tregtimit të tyre shiten më lirë se sa në dyqane. Përgjithësisht, çmimet e produkteve që tregtohen në rrugë janë deri në 40 % më lirë se ato që tregtohen në dyqane të ligjshme. Meqenëse këto produkte janë të domosdoshme dhe në familje i konsumojmë ditë, jemi të detyruar ti blejmë. Dhe pse bulmetrat që tregtohen në rrugë janë më të pasigurta se në dyqane ku ruhen sipas standardeve nëpër frigoriferë, unë i blejë sepse janë shumë më të lira. Për qumështin jam e sigurt, sepse atë e ziej në shtëpi, vetëm djathin, gjalpin, gjizën, ullinjtë etj, i konsumojmë me frikë, u shpreh për gazetën SOT, një qytetare e lagjes Ali Demi. Së dyti, jo të gjitha produktet blegtorale që tregtohen nëpër rrugë e kanë shitjen 100 %, pasi një pjesë e tyre mbeten dhe kështu tretarët i marrin me vete produktet që mbeten pa shitur duke i nxjerrë sërish të nesërmen për shitje. Ndërkaq, kushtet higjieno-sanitare të produkteve blegtorale, përkeqësohen më tej duke përbërë një rrezik tepër real dhe konkret për shëndetin e qytetarëve konsumatorë. Pjesa më e madhe e qytetarëve i blejnë këto produkte, të cilat tregtohen në këto kushte, vetëm për arsye ekonomike. Nga ana tjetër, tregtarët pohojnë se mungesa e një tregu që plotëson standardet higjieno-sanitare dhe pamundësia për të paguar taks shtetit, i detyrojnë të shesin produktet blegtorale në kushte jo normale. Kam bërë 2- orë rrugë me makina të rastit për të ardhur deri këtu. Produktet i kam bërë gati që dje. Një pjesë shiten, një pjesë jo. Çfarë nuk shitet e marr i kthej në shtëpi. Nganjëherë vjen Policia Bashkiake dhe nuk na lejon, por unë nuk kam çtë bëj, më vdesin fëmijët për bukë, kështu që shkoj nëpër rrugë të tjera, u shpreh Hanke Arriku, e cila vinte nga një  fshat i Tiranës dhe shiste çdo ditë në rrugën e Tregut Elektrik. Karakteristike në mjediset ku tregtohen produktet blegtorale, janë prania e kafshëve, shpendëve, prania e tregtimit të veshmbathjeve dhe insekteve të ndryshme, të cilët shërbejnë si burim infeksionesh dhe sëmundjesh.
Ambalazhimi i pasigurt i bulmetrave
Ambalazhimi jo cilësor dhe i pasigurt i këtyre bulmetrave, është arsyeja e dytë e mundësive të përhapjes së infeksioneve në radhët e konsumatorëve. Qumështi, përveçse tregtohet në temperatura të papërshtatshme, ambalazhohet në shishe plastike, të cilat janë përdorur disa herë. Po kështu edhe djathi, gjalpi etj., të cilat përveçse tregtohen në enë të përdorura më parë, ekspozohen drejtpërdrejt në ambientin e jashtëm rrugor. Në këtë mënyrë shkelet hapur Ligji i Ambalazhimit të Produkteve Ushqimore, i cili thotë që ambalazhimi nuk duhet të jetë i dëmshëm për shëndetin e konsumatorit. Sipas këtij ligji, produktet ushqimore duhet të ambalazhohen sipas natyrës së tyre, në madhësi dhe të plotësojnë kushtet normale higjieno-sanitare. Këto produkte blegtorale duhet të jenë të sigurta për pastërtinë e tyre dhe shitësi është i detyruar të informojë konsumatorin për cilësinë e tyre dhe të kontrolloje e të deklarojë sigurinë e tyre. Ndërkaq, çdo qytetarë i Tiranës, është koshient për kushtet e papranueshme dhe kërcënuese të tregtimit të këtyre produkteve blegtorale nëpër rrugët e kryeqytetit. Kontrolli Shtetëror i Ushqimit, i cili sipas nenit 29 dhe 30 të Ligjit të Ushqimit, ka për detyrë të inspektojë produktet, si dhe njerëzit, materialet që janë në kontakt me to, gjatë ruajtjes dhe tregtimit, për mbrojtjen e konsumatorit. Megjithatë ky institucion ekziston si fantazmë, dhe pse paguhet nga buxheti i shtetit.    

*********************************************************
Tregtarët shkelin Ligjin e Mbrojtjes së Konsumatorit

Mënyra e tregtimit të produkteve blegtorale në kryeqytet dhe kushtet e papranueshme higjieno-sanitare të tyre, cënojnë edhe Ligjin e Mbrojtjes e Konsumatorit.
Mjediset higjieno-shëndetësore e veterinare, teknike dhe teknologjike të këtyre produkteve, përveçse janë jashtë standardeve të vendosura, bien në kundërshtim në me dispozitat e përcaktuara të ligjit në fuqi. Ndërkaq, shëndeti i konsumatorit nuk është aspak i garantuar nëse këto të fundit do ti konsumojnë këto produkte.
Produktet karakterizohen nga mungesa e inspektimit veterinar, nga mungesa e pajisjes me leje tregtimi duke u mbështetur në aktet ligjore. Tregtarët e këtyre produkteve vijnë nga zonat e thella rurale, në kushte të rënda ekonomike dhe nuk kanë asnjë lloj informacioni për këto rregulla. Për të dhënat e plota e mënyrës së prodhimit dhe ambalazhimit të produkteve, vlerës ushqimore dhe treguesve cilësorë.  Ligj për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili rregullon mbrojtjen e së drejtës themelore të konsumatorëve pranë blerjes së prodhimeve dhe shërbimeve, e ndalon rreptësishtë rishitjen e këtyre prodhimeve psai janë kthyer një herë shtëpi. Sipas Shoqatës së Konsumatorëve ligji në fjalë është funksional vetëm për tregtarët e licencuar, por ndalon tregtarët e licencuara dhe produktet e rrezikshme për konsumatorin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›