Godo: Do të shtojmë qendrat e rehabilitimit
Fëmijët me paaftësi mendore
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, premtoi dje zgjerimin e qendrës së rehabilitimit të fëmijëve me prapambetje fizike dhe mendore, "Pranvera". Gjatë një vizite që kreu i shëndetësisë i ka bërë kësaj qendre ditore për paaftësinë e të vegjëlve në kryeqytet, ka deklaruar se do të ndihmojë sipërmarrësit në zgjerimin e mjediseve, me qëllim që në këtë trajtim të mund të përfshihen më shumë fëmijë. Në qendrën ditore "Pranvera" trajtohen rreth 50 fëmijë me paaftësi fizike dhe mendore. Ajo është një investim i Ministrisë së Jashtme të Italisë, me një vlerë prej 500 mijë eurosh. Përveç rehabilitimit fizik, punonjësit e qendrës i kushtojnë një rëndësi të veçantë integrimit social të këtyre fëmijëve. Në këtë vizitë ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, shoqërohej nga ambasadori i Italisë në Tiranë, Saba D'Elia.