Festohet Fiter Bajrami ne Institucionet Penale

Organizimi i shërbesave fetare dhe festimi i këtyre festave, është kthyer në një traditë në institucionet penale. E drejta e ushtrimit të besimit fetar, është një e drejtë që bazohet në ligjin 8328 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve”.
Ky muaj, përkoi me një festë të rëndësishme për besimtarët myslimanë, festën e Fiter Bajramit. Me këtë rast, Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, krijuan të gjitha kushtet e duhura për të organizuar shërbesat fetare dhe dhënien e mundësisë së mbajtjes së ramazanit, të personave që shprehën dëshirën.
U adaptua programi i shpërndarjes së ushqimit dhe fjetjes, së personave që mbajtën ramazan, si dhe u organizuan shërbesa fetare, çdo të mërkurë dhe të premte, sipas orarit të xhamive të qytetit. Përfaqësues të klerit mysliman, drejtonin shërbesat, të cilat zgjasnin rreth 45 minuta.
Gjatë këtij muaji të shenjtë të ramazanit, 512 të dënuar, në 14 IEVP, mbajtën ramazan. Numri i IEVP në vend është 21.
Dita e martë, do të jetë një ditë feste në të gjitha institucionet penale në vend, duke filluar me pasurimin dhe shumëllojshmërinë e menysë ditore të burgosurve, organizimin e aktiviteteve fetare dhe kulturore në ambientet e brendshme së institucioneve.
Gjatë muajit të ramazanit, janë organizuar një sërë aktivitetesh, ndër të cilat mund të përmendin, iftare në 14 institucione të organizuara nga stafet e edukimit të IEVP, si dhe diskutime mbi mesazhin e paqes, shpresës, dashamirësisë dhe tolerancës, që përcjell kjo festë.