E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet Viti i Ri Ortodoks në Mitrovicë, shënohet varg incidentesh

Mitrovicë, 15 Janar NOA - Në natën e shënimit
të Vitit të Ri Ortodoks, është bërë organizim publik i shënimit të kësaj feste
në qendër të qytetit në veri të Mitrovicës, raporton korrespondenti i agjencisë
NOA.

Për të shmangur incidentet, Policia e Kosovës kishte
përgatitur planin e veprimit dhe të shtimit të masave të sigurisë kryesisht në
zonat e banuara me popullatë të përzier të lokaliteteve në veri të Mitrovicës
me qëllim të parandalimit të ndonjë incidenti të mundshëm.

Organizimi publik i pritjes së Vitit të Ri ortodoks në sheshin Shumadija ka
filluar me tubimin e disa qindra qytetarëve ka filluar rreth orës 21:00, ndërsa
rruga kryesore Mbreti Petër ka qenë e bllokuar për qarkullim të trafikut deri
pas përfundimit të festës.
Në vendin ku është shënuar organizimi publik i pritjes së Vitit të Ri ortodoks,
nuk është shënuar ndonjë incident ndërsa janë vënë në përdorim mjete/substanca
piroteknike dhe janë regjistruar disa të shtëna nga armë zjarri.Megjithatë, Policia e Kosovës, ka regjistruar raste të shkaktimit të rrezikut
të përgjithshëm dhe dëmtim të pronës kryesisht pas orëve të mesnatës në lokalet
dhe kafeteritë ku është festuar kjo natë.Rasti i parë është regjistruar rreth orës 23:50, në lokalin No 1 në rrugën
Cika Jovina, me çrast një i dyshuar, identiteti i të cilët është bërë i
njohur për policinë, besohet të ketë shtënë me armë zjarri në lokal duke
shkaktuar dëme materiale ndërsa me të dalë nga lokali i njëjti besohet të ketë
shkaktuar dëme materiale në një automjet privat të parkuar pranë lokalit.Automjeti Opel Astra me targa BG, pronë e një serbi/Kosovar (1971), ka
pësuar dëme materiale në parafango si rezultat i goditjes me shkurtore (kondak)
të revoles.Prokurori publik i prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, i cili është informuar
lidhur me rastin ka udhëzuar zhvillimin e hetimeve dhe inicimin e rastit si
shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe dëmtim të pronës së luajtshme
ndërsa ka kërkuar që i dyshuari të lokalizohet dhe të intervistohet lidhur me
veprimet e kundërligjshme. Kurse policia tha se është në kërkim të dyshuarit të
identifikuar.Dy raste të ngjashme të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe dëmtim të
pronës së luajtshme janë regjistruar edhe në rrugën Sutjeska, përkatësisht në
afërsi të diskotekës Viva në veri të Mitrovicës.Njësitë policore të cilat kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes kanë
regjistruar dëme materiale në automjetin Opel Corsa me targa KS pronë e një
gorani/Kosovar dhe të një automjeti tjetër Fiat Ducato pa targa të
regjistrimit, pronë e një serbi/Kosovar.Dëmet materiale të regjistruara në këto dy automjete të cilat ishin të parkuara
pranë njëra tjetrës, besohet të jenë shkaktuar nga një shpërthim që besohet të
jetë një granatë e dorës, e llojit të panjohur.Teknikët e kriminalistikës deklaruan se ata i kanë regjistruar dëmet materiale
të shkaktuara nga copëzat e predhës ndërsa kanë përcaktuar edhe vendin ku
besohej të ishte hedhur granata e dorës. Vendi i shpërthimit është përcaktuar
në njërën nga shiritat e rrugës kryesore.Rasti besohet të ketë ndodhur rreth orës 04:00, të mëngjesit të së Enjtes,
ndërsa në polici është raportuar rreth orës 08:00, nga ankuesit të cilët
kanë besuar se shpërthimi ishte shkaktuar nga mjete piroteknike të një
intensiteti të lartë.Mësohet se nuk është raportuar për të lënduar në njerëz ndërsa hetuesit policor
kanë iniciuar hetimet e tyre lidhur me rastin e kualifikuar nga prokurori
publik si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe dëmtim i pronës së
luajtshme.

a.b/r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›