Punëtorët e KEK-ut dhe menaxhmenti, 33 mijë euro ndihmë Shqipërisë
Prishtinë, 14 Janar NOA - Të gjithë punëtorët
e KEK sh..a. dhe menaxhmenti i korporatës për të ndihmuar sadopak situatën e
rëndë të krijuar në veri të vendit nga reshjet e fundit, kanë vendosur ti
bashkohen iniciativës së Qeverisë së Kosovës për të ofruar mbështetje
financiare për banorët e Shkodrës me rrethinë të afektuar nga situata e
reshjeve.
Duke e parë situatën e rëndë që mbizotëron në
këtë pjesë, kanë ndarë nga pagat e tyre shumën totale prej 33,572 Euro.
Kjo ndihmë vije pas ndihmës që KEK i ka dhënë korporatës
simotër KESH duke marrë energji elektrike aq sa e duron rrjeti i transmisionit
nga fundi i dhjetorit dhe gjatë janarit. KEK dhe KESH kanë bashkëpunim të
shkëlqyer.
Në vazhdën e këtij bashkëpunimi KEK sh.a. ka
shprehur gatishmërinë e plotë të mbetet në dispozicion për të ofruar çfarëdo
mbështetje teknike ndaj KESH dhe Shqipërisë në këto momente të vështira, në
mënyrë që të vazhdojë të jap ndihmën për tejkalimin e kësaj situate.
a.b/NOA