Festohet edhe në Shqipëri Dita Botërore e Paqes
Dita Botërore e paqes sikundër në mbarë botën është festuar edhe në kryeqytetin shqiptar. Rreth 250 fëmijë të Tiranës nga shkolla publike dhe jo publike zhvilluan bashkarisht veprimtari kulturore, e sportive me moton “Luajmë së bashku në paqe”
TIRANË-Dita Botërore e Paqes është festuar edhe në Shqipëri nga 250 nxënës shkollash me aktivitetin “Luajmë së bashku në paqe” . Aktiviteti i organizuar është nisëm e forumit shqiptar për alencën e qytetërimeve si pjesë e fushatës së ndërmarrë nga fondacioni euro/mesdhetar Anna-lindh . Veprimtaria është zhvilluar njëherazi në 43 vendet anëtare të organizatës “Bashkimi për Mesdheun” ndër të cilat është edhe Shqipëria. Në të njëjtën kohë vendi ynë është pjesë aktive e grupit të miqve për aleancën e qytetërimeve krijur në kuadrin e OKB-së. Me diversitetin e saj fetar dhe me trashëgiminë shembullore të bashkekzistencës harmonike midis komuniteteve të ndryshme fetare, Shqipëria ofron një përvojë të rrallë e të cmuar. Në aktivitetin e organizuar për ditën botërore të paqes mernin pjesë fëmijë të shkollave të ndryshme të Tiranës, të cilët zhvilluan bashkarisht një minikampionat basketbolli, futbolli, dhe volejbolli si dhe zhvilluan një kros përgjatë liqenit artificial të Tiranës. Veprimtria u mbyll me një ekspozitë vizatimesh të bëra nga vetë nxenësit me temë “C’është paqja për mua”.
(m.a/News24/BalkanWeb)