E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rryshfet për faturat afrofe, në pranga 2 punonjës të OSSH

Në kuadër të operacionit të koduar “Energjia e ndërprerë” kanë rënë në prangat e policisë dy punonjës të OSSH të degës Lezhë të cilët akuzohen për marrje ryshfeti nga subjekte të ndryshme, në këmbim të faturimit afrofe. 

LEZHE- Policia e Lezhës në bashkëpunim me Drejtorinë e krimit financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë kanë vënë në pranga dy punonjës të OSSH të degës Lezhë. Dy punonjësit akuzohen se merrnin rryshfet nga subjekte të ndryshme në këmbim të faturimieve aforfe të energjisë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Energjia e ndërprerë” kanë rënë në prangat e policisë shtetasit, Viktor Ujka, Kryetari i Degës së Shtijtes së OSSH, dega Lezhë dhe Gjovalin Prenga, me detyre faturist dhe specialist për ndërprerjen e energjisë. Hetimet anë zbuluar se punonjësit e OSSH-së për një periudhë prej rreth dy vjetësh, kanë detyruar një subjekt tregtar që tu jepte ryshfet në një shumë prej 800 000 lekë në çdo muaj në këmbim të faturimit afrofe.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›