Vetevritet ne mal 38-vjecari nga Korca
KORCE - Vetevritet aksidentalisht duke kullotur bagetite ne mal nje 38-vjecar. Saimir Xhixho nga fshati Lubonje i Korces por banues ne Tirane eshte gjetur i pajete ne vendin e quajtur Dushku i Qafezezit ne afersi te fshatit Lubonje. Trupi i tij u gjet nga i vellai qe kishte dale ta kerkonte ne kullote pas voneses se kthimit ne shtepi. Policia eshte sinjalizuar mbremjen e se premtes per ngjarjen e ndodhur ne malin prane ketij fshati. Mesohet se viktima ishte transportuar ne shtepi pikerisht nga vellai qe e gjeti ne mal. Pas hetimit te ngjarjes policia doli ne perfundimin se kishin te benin me nje vetevrasje aksidentale. Sipas te dhenave 38-vjecari eshte qelluar me nje plumb ne pjesen e gjoksit. Arma qe u gjet ne vendngjarje ishte nje tip automatiku i shkurter. Blute bene te ditur se Saimir Xhixho me origjine nga fshati Lubonje jetonte ne Tirane por vinte ne vendlindjen e tij ku kishte edhe vellezerit per te mbareshtuar bagetine per