E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditelindja e Tanit lind fondacioni Dritan Hoxha

Nje feste familjare nje feste intime por me shume pjesemarres te familjes se madhe te Top Medias per ditelindjen e themeluesit dhe presidentit te saj Dritan Hoxha.

Si cdo vit dhe ne vazhden e tradites se krijuar stafi i Top Medias ka kujtuar dhe festuar ditelindjen e Tanit dhe po keshtu edhe fillimin e sezonit te ri radioteleviziv. Nje feste qe perkon edhe me nje pervjetor jubilar ate te 10 vjetorit te krijimit te stacionit radiofonik Top Gold nje radio qe Tani ideoi dhe e donte shume.

Nje feste e familjes se madhe te Tanit sic e konsideroi presidentja e Top Medias Vjollca Hoxha per te kremtuar te gjithe bashke vazhdimin e endrres se Tanit.

Tani per te gjithe ne njeriu qe mendonte shpejt shihte larg dhe kishte vullnetin qe endrrat e tij te arrinte ti kthente ne realitet dhe ti bente te prekshme per te gjithe shqiptaret. Endrra me te cilat mburremi jo vetem ne bashkepunetoret e tij por edhe shume shqiptare brenda dhe jashte vendit.Per te vazhduar endrren e Tanit per ti dhene nje mundesi kujtdo qe ka nje enderr sado te vogel apo te madhe ta ktheje ate ne realitet sot po prezantojme Fondacionin Dritan Hoxha. Tani ishte i dashuruar me endrrat e tij me radion teknologjine me televizionin emisionet dhe me te rinjte e talentuar dhe idete e reja. Prandaj edhe Fondacioni Dritan Hoxha lindi si nje ide per te promovuar dhe financuar projekte inovatore ne fushen e kultures dhe medias financimin e bursave dhe edukimin e artisteve gazetareve dhe operatoreve te rinj duke kulmuar me cmimin Dritan Hoxha per individe te spikatur ne media art dhe kulture deklaroi ne fjalen e saj presidentja Vjollca Hoxha.

Ky fondacion qe mban emrin e njeriut te apasionuar me median dhe teknologjine e qe iu dedikua endrres se tij per ta bere realitet i kushtohet te gjithe atyre qe operojne apo deshirojne te realizojne endrrat e tyre ne fushat e medias kultures dhe artit.

Ju faleminderit te gjitheve per kete rrugetim te perbashket atyre qe na kane shoqeruar dhe juve te gjithe qe na shoqeroni perfundoi presidentja e Top Medias Vjollca Hoxha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›