Rafa Benitez Prangat Une mbaj syze
Kualifikimi ne 1/8 e Champions League eshte fare prane pas triumfit te mesjaves perballe Totenhemit vendi i pare ne kampionat nuk duket i pamundur ndersa ne kete fillimsezoni ka fituar Superkupen e Italise. Bilanci fillestar i Rafa Benitez ne krye te Interit eshte mjaft pozitiv ndersa trajneri thekson se ne krahasim me Spanjen apo Angline me emerimin te zikalterit ai ka gjetur nje kampionat me taktik me loje me te ngadalte dhe me te veshtire. Megjithate me pelqen shume pasi kjo eshte nje sfide e re.
Interi i tij eshte nje skuader me loje te pelqyeshme pavaresisht se disa here vuan nga shperqendrimet ashtu si ndodhi ne ndeshjen me Totenhemin Sido qe ndodhi patem probleme vetem ne dy minutat e fundit te takimit e natyrisht qe koha ne dispozicion eshte e mjaftueshme per te bere disa hapa perpara. Skuadra mund te permiresohet me 30 per qind nenvijezon tekniku spanjoll i cili u zemerua nga nenvleresimi i skuadres ne fitoren 4-3 kunder Spurs-ave. Nuk me pelqeu qe pesuam dy gola ne 2 minuta. Rezultati final 4-3 te ben te mendosh se kishim probleme por ne realitet u vume ne veshtiresi vetem per pak minuta. Nuk u frikesova pasi nuk kishte me kohe ne dispozicion qe kundershtaret te barazonin. Megjithate skuadra u shperqendrua dhe kjo nuk duhet te ndodhe me tha trajneri. Ne sfiden kunder Sampdorias Benitez nuk do te kete ne dispozicion Tiago Moten ndihet mire por nuk dua qe te rrezikojme Diego Militon mendoj se javen e ardhshme do te jete plotesisht i gatshem te cileve u shtohet edhe Stankovic i cili u demtua pikerisht ne sfiden e luajtur ne Champions. Trajneri ka folur edhe per perballjen e se dieles me Sampdorian Ne kete sfide mendoj se Sampdoria do te jete mjaft mire e vendosur taktikisht. Ata jane nje skuader e mirorganizuar dhe qe ka dy sulmues te rrezikshem tha ai. Do ta kemi te veshtire qe te gjejme hapesira nderkohe qe duhet te ruajme ekuilibrat e skuadres ne fushe pasi ata kundersulmojne mire. Gjithsesi menyra e lojes varet me teper nga ne Interi nese luajme si zakonisht atehere kundershtaret tane do te jene me teper te perqendruar te mbrojtja.
Sfida me Sampdorian ka bere qe gazetaret te kerkojne edhe nje krahasim ndermjet Benitezit dhe paraardhesit te tij Zhoze Murinjo qe ne sfiden e vitit te kaluar beri shenjen e prangave si proteste per gjyqtarin. Spanjolli perdori ironine A do te marr prangat me vete ne kete sfide Ne stol une marr vetem syzet sepse ne te kundert nuk arrij te shikoj cfare ndodh ne fushe. Duhet ti respektojme vendimet e arbitrit dhe te mundohemi ta ndihmojme pasi nuk eshte e lehte qe te kontrolloje gjithcka ndodh ne nje ndeshje futbolli.