E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundjet e demokracise dhe ilaci i politikes

Nuk ka njeri ne shoqerine tone qe te mos ankohet per zhvillimet shoqerore dhe shpirterore kontradiktore per shproporcionet ekonomike personale dhe sociale. Ankohen te varfrit te papunet pensionistet te rinjte per ceshtjet ekonomike dhe per deformimet morale te shoqerise sone per zgjerimin e krimit dhunes asocialitetit prishjet e martesave dhe rritjen dramatike te divorceve. Te tjere jane bere shume sensibel perballe perhapjes se amoralitetit dhe prostitucionit per mungesen e qetesise sociale dhe cenimet e renda e te perditshme te rendit publik per vjedhjen e prones etj. etj. Po ta vleresosh realitetin social te jetes demokratike ne vendin tone nga keto fakte te duket shume i erret. Ne nje fare menyre duket se ne shoqerine shqiptare tashme semundjet e demokracise kane dale sheshit dhe tashme kane filluar te shfaqen fare hapur jane bere shqetesuese deshperuese dhe merzitese per njerezit tane. Padyshim njerezit nuk ankohen gjithnje kot per disa dukuri patologjike te demokracise. Ka shume arsye qe e bejne fakt qe kohe pas kohe degjojme ankesa te shtuara nga qytetare te ndryshem per performancen delikate dhe defektet e natyrshme te zhvillimit kontradiktor te demokracise ne vendin tone. Per hir te se vertetes duhet pranuar qe ne shoqerine shqiptare gjithnje e me shume jo vetem ndihen por tashme jane te qarta pakenaqesite individuale te njerezve sidomos kur perballen me padrejtesite dhe te keqijat sociale me kontradiktat e zhvillimit korrupsionin nivelet e pakenaqshme te performances se administrates publike shfaqjet e renda qe jane deformime sociale veprime anarkike qe tashme jane bere dukuri te zgjeruara ne shoqerine tone. Padyshim ka te tjere qe kane gjetur kamerdaren sociale te interpretimit justifikues te patologjive tona duke arsyetuar me idene sempliste se keto semundje qe shfaq shoqeria shqiptare jane thjesht te meta ontologjike te demokracive te reja dukuri te periudhes se tranzicionit apo edhe post-tranzicionit post-komunist qe jane te natyrshme te ndodhin dhe qe natyrshem pengojne ecjen normale te demokracise dhe qe i merzit seriozisht qytetaret. Here pas here nga merzia dhe venia ne pune e logjikes se shkurter te veshtrimit empirik te defekteve te demokracise shume njerez mendojne lehtesisht ne menyre pergjithesuese duke thene se keto defekte jane pasoja te natyres se saj qe lidhen me liberalizimin e jetes zbutjen e forces se shtetit dhe dobesimin e autoritetit te qeverise prishjen e shoqerise etj. Por besoj se ka edhe arsye te tjera qe njerezit ankohen per prishjen e moralit individual te njeriut qe shqetesohen per deformimet qe ka marre struktura e jetes sociale tipologjia e familjes cilesia e mesimdhenies ne shkolle autoriteti i prindit mesuesit dhe edukatoreve etj. Padyshim qe keto shqetesime jane te verteta dhe natyrisht qe e merzitin qytetarin tone i cili nuk ka deshire qe demokracia te kthehet ne anarki apo ne utopi sociale. Qytetaret tane nuk duan qe per shkak te zgjerimit dhe thellimit te semundjeve te saj demokracia te behet nje realitet kunderqytetar dhe antiproduktiv. Por une mendoj se ka disa gjera qe jane ndryshe qofte nga perceptimi i deformuar i realitetit tone apo i te vertetave te dukjes se tij. Ato meritojne vemendje dhe trajtim te kujdesshem per te kuptuar dhe ndare te vertetat analoge qe burojne nga realiteti i vertete i demokracise sone. Ne kete kontekst sociologet politikanet media shkolla shoqeria civile duhet ta ndihmojne shoqerine tone qe te perceptoje drejt realitetin e demokracise vlerat e padiskutueshme por dhe patologjite e natyrshme te tij. Kjo do te thote se te gjithe ne duhet te perpiqemi qe ti ndihmojme njerezit qe ti kuptojne te vertetat ashtu sic jane dhe jo ashtu sic duhet te jene. Kjo do te thote qe nuk kemi te drejte ne te gjitha rastet qe per shkak te defekteve qe ka qeverisja administrata jeta publike edukata qytetare apo performanca e institucioneve tona shteterore te perpiqemi qe cdo gje gabimisht dhe ne menyre te padrejte ta lidhim me defektet semundjet e demokracine si sistem politik ekonomik dhe social. Nuk eshte normale qe sendet fenomenet dhe dukurite sociale te perceptohen te deformuara per shkak te veshtiresive qe ndesh demokracia jone. Ca me teper te zgjerohet fryma sociale jodemokratike dhe te rritet pesimizmi social te njerezit qe konfondojne gabimisht thelbin e demokracise si ide shoqerore me demokracine si sistem qeverises e cila me gjithe defektet ontologjike te njohura dhe te pranuara ne shoqerite ne tranzicion ka dhene prova dhe eshte testuar si shume i suksesshem ne vendet tashme me sistem demokratik te konsoliduar. Une besoj se nuk kemi te drejte qe edhe tani pas dy dekadave te zhvillimit te demokracise ne vendin tone te ngaterrojme dukurite thelbesore nga ato te rastit mos te dallojme demokracine si ide si sistem qeverisjeje dhe sidomos problemet e natyrshme qe sjell ne sferen e komplikuar te marredhenieve njerezore. Demokracia jone eshte me e gjere se shteti me e madhe se pushteti akoma me e madhe sesa qeverisja e vendit. Sepse ajo me se pari eshte e lidhur me mirerregullimin dhe mirefunksionimin e shoqerise. Sidomos me funksionimin e duhur te strukturave baze te shoqerizimit social sic jane familja shkolla ekonomia e tregut dhe institucionet fetare.

Padyshim demokracia jone e re eshte e natyrshme qe te jete e brishte dhe me shume te meta. Por une besoj se nga menyra si reagojme ne per te metat e saj tregon se nuk jemi ende ne gjendje qe te bejme diagnozen e semundjeve qe ka demokracia shqiptare qe realisht jane vertet shume shqetesuese. Por nga ana tjeter nuk po bejme perpjekjet e duhura as qe te percaktojme terapite dhe te gjejme ilacet per ta sheruar ate. Nese duam te mesojme se cfare duhet te bejme eshte e nevojshme qe se pari duhet te mesojme nga ajo qe kane bere demokracite e konsoliduara europiane dhe amerikane pikerisht kur edhe ato kane qene te semura apo kur kane pasur keto patologji qe ka demokracia jone sot.

Pervoja e tyre e kalimit te patologjive sindromave dhe semundjeve te natyrshme endemike te demokracise na sjell ne mendje nje ilac universal te vjeter te sprovuar qe e ka shprehur ne menyre sintetike dhe mjaft bukur filozofi pragmatist amerikan Xhon Djui sipas te cilit ne te tilla raste kur demokracia shfaqet e semure ka vetem nje ilac ka vetem nje kure terapeutike. Sipas tij hellipkura per semundjet e demokracise eshte me shume demokraci. Sepse demokracia nuk sherohet duke u larguar nga besimi qe duhet te kemi jo aq tek ideja sesa duke punuar per ta forcuar dhe shendoshur funksionimin demokratik te shoqerise tone. Nuk eshte demokracia shkaktare per praktikat dhe defektet qe ka situata politike apo mosfunksionimi sa duhet dhe sipas parametrave te jetes qytetare ne shoqerine tone. Te mendosh keshtu te pakten do te thote te jesh politikisht naiv.

Por natyrisht demokracia nuk mbahet nese ajo nuk korrigjon veten nese nuk perdor ilacet e duhura per te kuruar veten. Padyshim ajo nuk realizohet vetem me kushtrimet politike qe bejne partite qe me shume i perdorin si slogane sesa si menyre per te sheruar defektet dhe anomalite qe shfaq demokracia shqiptare. Nje gje duhet te kuptoje mire klasa politike shqiptare ne keto momente me demokracine nuk mund te luhet sepse ajo ka standarde qe duhen respektuar dhe qe politikanet tane akoma me mire duhet ti zoterojne se pari dhe pastaj te perpiqen sinqerisht ti zbatojne ne praktiken e jetes politike demokratike.

Boll me idene abuzive se ngaqe nuk kemi pasur eksperience dhe pervoje demokratike politikanet tane perpiqen te justifikojme veten dhe te justifikojne defektet e tyre si defektet e demokracise apo me idene e supershperdoruar se demokracia ne shoqerine tone eshte akoma nje eksperiment i paperfunduar. Se pari ne kemi akoma me shume nevoje sot qe politikanet e vendit tone te mesojne mire per vete se qeverisja demokratike eshte e tille jo nga fasada por nga menyra se si i sherben demokracise interesave te komunitetit dhe synimeve te personalizuara te qytetarit. Ne kete aspekt duhet pranuar se nuk jane semundjet e demokracise ato qe pengojne ecjen perpara me me shpejtesi dhe ne rrugen e duhur por jane semundjet politike qe tregojne se ende makineria politike eshte me defekt. Ato jane shkaku kryesor qe kane krijuar kete perceptim publik te demokracise tone. Ndoshta shume gjera do te ndryshojne ne vleresimin e njerezve tane per demokracine nese politika shqiptare e pozites dhe e opozites do te kene me mire si udherrefyes te tyre interesat e qytetarit komunitetit publikuthellip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›