E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder DSHP Asnje firme nuk hedh mbetjet urbane ne liqen

SHKODER - Pas publikimit nga mediat kroate te lajmit se mbeturinat e Shqiperise kane pushtuar Kroacine Ministria e Shendetesise ka organizuar nje mbledhje urgjente me drejtoret e drejtorive te Shendetit Publik. Ne kete takim eshte lene detyre qe menjehere inspektoret e ketyre drejtorive ne rrethe te fillojne monitorimin per mbetjet urbane pastrimin sipas grafikeve dhe venddepozitimet e tyre. Ne kete kuader DSHP-ja e Shkodres ka marre detyre qe te forcoje kontrollet per inspektimin e largimit te mbetjeve urbane ne qytetin e Shkodres e ne menyre te vecante ne zonat turistike si ne Shiroke Zogaj por edhe ne plazhin e Velipojes ka pohuar drejtoresha e kesaj drejtorie per Shkodren Irena Shestani. Sipas Shestanit ka qene porosi e ministrit te Shendetesise Petrit Vasili qe te forcohen masat e monitorimit te situates se largimit te mbetjeve urbane si dhe te shtohen masat disiplinore per shkelesit e ligjit me qellimin e vetem te ruajtjes se shendetit te popullates. Nderkohe qe ne lidhje me origjinen e mbeturinave te mberritura ne bregdetin kroat Shestani pohon qe nuk eshte ne gjendje qe te pohoje nese origjina e tyre eshte liqeni i Shkodres apo bregdeti nga Durresi deri ne Velipoje. Nuk jam specialiste e monitorimit te levizjes se ujerave por me pergjegjesi te plote deklaroj se nuk behet fjale per mbeturina spitalore. Nderkohe qe DSHP-ja monitoron edhe aktivitetin e firmave qe merren me pastrimin e qytetit dhe ne asnje rast nuk eshte konstatuar se firmat e pastrimit depozitojne mbetjet urbane ne liqenin e Shkodres apo ne lumin Buna thote Shestani. Nga ana tjeter Shestani thekson faktin se si drejtori eshte e veshtire qe te mbikeqyren te gjithe banoret pergjate gjithe perimetrit te liqenit te Shkodres apo te rrjedhjes se lumit Buna me nje gjatesi prej 44 km per te pare se cili qytetar i hedh mbeturinat ne ujerat e liqenit apo te Bunes. Megjithate kontrollet do te vazhdojne edhe per subjektet qe shtrihen pergjate liqenit nese ata hedhin mbeturinat ne ujerat e tij. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›