E Diel, 1 Nëntor 2026

Fevziu për debatin Bufi- Ngjela: Incidente të tilla ndodhin

Incidente te tilla ndodhin , thote Blendi Fevziu duke komentuar perplasjen Bufi-Ngjela. I ftuar ne “Ora 20:00” Fevziu thote se reagimi i zotit Bufi mund te justifikohet jo vetem per shkak te fjalorit te pwrdorur nga Ngjela, por edhe per faktin se ai kishte perballe nje ish- kundershtar qe tani po mbronte Partine Socialiste.

“Më duket çudi për zotin Bufi sepse është njeri tejet i kontrolluar. Nga ana tjetër edhe avokat Ngjela duhet të kontrollohet. Nuk mund t’i thuash tjetrit “torollak” në mes të debatit. Jo se nuk ka tensionime të tilla, por kam përshtypjen se edhe psikologjikisht është një fenomen shumë i çuditshëm. Imagjinoni një njeri i cili ka milituar në PS, që kur ajo ka qenë Parti e Punës. Pra, zoti Bufi, që në fillim të viteve ’80 dhe që befas ka përballë njërin prej atyre që ka pasur kundërshtar për këto 10 vjet, zotin Ngjela që ka qenë tek PD dhe që tani zoti Ngjela mbron PS dhe zoti Bufi detyrohet të kontestojë PS e sotme. Vendoset njeriu në disa situata të cilat nuk kanë qenë normale për Shqipërinë. Në etikën e një debati ju jeni treguar shumë e sjellshme. Unë do t’i kisha thënë zotit Ngjela t’i kthente dorën. Mund të kishte pasur më shumë spektakël. Megjithatë të kemi parasysh që prapë gjëra të tilla ndodhin. Ju e mbani mend incidentin e famshëm të Alesandra Musolinit në ‘Porta a porta’. Amerika i ka standarte këto; jo në të tilla debate por në një seri debatesh që janë pak më të nxehta, i ka standarte që ndodhin. Në përgjithësi debatet e kanë rrënuar standartin e politikës, në gjykimin tim, këto dy vitet e fundit. Janë kthyer në një lloj recitimi prej papagallësh dhe kanë vdekur argumentat. Këtë vit ka pasur një të mirë, në gjykimin tim, për debatin politik. Nuk ka pasur ballafaqime PD-PS ku kryesisht përfaqësuesit e partive vijnë të armatosur nga shefat e tyre dhe recitojnë vetëm një qëndrim politik. Pra, kanë qenë debate që kanë tentuar të kenë edhe argumenta personale” tha Fevziu.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›