Fevzo këmbëngul që Berisha të informojë dhe Rezart Taçin për takimet e Brukselit Nga Antena Brenda FamiljesPas kthimit në Tiranë, Fevziu nuk pranoi të pushonte. Pasi hodhi me shpejtësi shënimet e udhëtimit 72 orë pas Sali Berishës, filloi të bëjë dis
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Fevzo këmbëngul që Berisha të informojë dhe Rezart Taçin për takimet e Brukselit Nga Antena Brenda FamiljesPas kthimit në Tiranë, Fevziu nuk pranoi të pushonte. Pasi hodhi me shpejtësi shënimet e udhëtimit 72 orë pas Sali Berishës, filloi të bëjë disa telefona dhe la takime në Hotel Rogner. I pari që i doli përpara i gëzuar ishte Ilir Zhilla.
- Urime Fevzi për atë shkrimin te Panorama. Je i dyti pas meje që bën një shkrim të tillë. Kemi vetëm diferencë në shifra. Unë e kam pas titullin 24 orë pas Sali Berishës, kur ai bëri një turne, Tiranë, Durrës, Kavajë, Lushnjë, Fier, Patos, Berat..., dmth. 7 qytete, kurse ti e kishe më të madh, e kishe në 7 shtete.
- Më fal,- i tha Fevziu,- se nuk të njoh kush je ti?
- Unë jam Ilir Zhilla mo burrë, pas atij shkrimi u bëra Drejtor i ATSH, tani kushedi se çdo bëhesh ti.
- Ik or ti lemë rehat, çfarë do bëhem unë. Unë jam mbi palët. Çudi e madhe me këta njerëz,- tha. Duan të krahasohen dhe me mua pale.
Sapo u ul, në tavolinë iu afrua Taçi.
- Ku je vëlla,- i tha. Të pashë me doktrin në makinë. Kushedi sa qejf keni bërë. 22 orë bashkë, gjithë ajo rrugë. Kushedi sa je kënaqur me ato që ka treguar.
- Jo mo, lexonte në internet në Black Berry rrugës, nuk para bënim shumë muhabet.
- Ou mirë që se zë makina, se mua më zë makina kur lexoj.
- E di, e di, mua më zë libri dhe kur nuk jam në makinë ndonjë herë, por doktorin nuk e zinte.
- O vëlla më bëj një nder tani. Se ti e merr doktrin çdo të enjte. Më bëj një nder mua, ma sill në emision nesër në Alsat. Ti e di si e kam punën. Ai rehabilitoi Nanon, tani duhet të më mbështesë edhe mua. Se mua mafioz për shkak të Nanos më tha.
- Po mo, i them unë. S’ka problem. Ja prit një minutë se do flas pak me sekretaren të më shikojë pak llogarinë bankare sa kam harxhuar nga udhëtimi dhe pastaj merem me ty.
- Po s’ka problem vëllai, t’i paguaj unë. Sa ke harxhuar 50 mijë euro, 60, apo më shumë.
- Jo mo s’ka problem t’i paguash se kam para unë, po thejsht e kam si praktikë që shikoj llogarinë në fund.
- Mos ki merak se merrem unë me atë punë. Ti ma sill nesër në studio,- i tha Taçi.
Fevzui e mbylli telefonin dhe bëri sikur shau sekretaren që nuk përgjigjej. Mori doktorin.
- Si kalove doktor, u çlodhe pak apo jo? I fort je mo burrë si dole në konferencë shtypi dje. Unë po shkruaja atë shkrimin dhe më mbylleshin sytë.
- Blendi, e kishe shkru shumë mirë atë shkrim. Më ka pëlqyer. Sidomos pjesën që nuk ishe aty kur erdhi Fatosi, e kishe bërë shumë mirë. Jo, se ishte një problem serioz ai. Ta them unë ty. Ishte problem se dukej sikur ti ma sjell mua gjtihmonë Nanon në takime. Jo zotëri, ai është i pjekur tani, vjen vetë. Kishe bërë shumë mirë që kishe shkruar se nuk ishe fare aty dhe e more vesh nga Tirana. Jo, ka rëndësi kjo.
- Doktor, si i bëhet që të shkosh nesër tek Alsati, se kam pas shumë telefonata nga Kosova që duan të dinë mbi këtë procesin e integrimit dhe shihet shumë në Kosovë.
- Blendi patjetër. Tani ai proanri i ri aty është?
- Aty është doktor, po s’ka rëndësi. Më tha mua që president i TV është Babi, Mustafai është burrë shumë i mire, njeri i thjeshtë. Pastaj zëvendëspresident është e motra, biznesmene dhe pronare e shoqërisë që ka privatizuar ARMO-n. Ai është thjeshtë pjestar familjeje.
- Patjetër Blendi, do shkoj. Shiko është si është ai, por unë kam shumë respekt për njerëzit që bëjnë biznes me familjen. Jo, ka rëndësinë e saj kjo. Tregon vlera morale. Një njeri që respekton familjen është për t’u admiruar. Jo, këtë e ka cilësi shumë të mirë. Do t’i shkoj patjetër. Unë e respektoj lirinë e medies dhe jam i hapur për çdo pyetje, si për arritjet, ashtu dhe për sukseset. Jo, s’kam as një problem, do shkoj patjetër. Pas Fatos Nanos, ky është takim me liderin e biznesit në Shqipëri. S’mund të mos e respektoj atë unë. Jo, do shkoj patjetër.
Fevziu mbylli telefonin i kënaqur.
- Do vije vëlla, nesër e ke aty.
- Ah sa i madh që je. S’ta harroj kurrë këtë. Sa ishin ato shpenzimet, 100 mijë euro the?
- Hajt o burrë s’ka rëndësi se s’e bëra për lekë këtë, bëj ç’të duash me ato. Ika unë se kam ca takime tani, se po pres pak ambasadoren franceze.