Banka Credins mbështetje Agrikulturës
Banka Credins është bërë së fundmi pjesë e një iniciative mjaft të rëndësishme e cila ka në thelb ndihmën për një nga sektorët më pak të kredituar siç është Agrikultura. Vetëm pak ditë më parë Credins nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Hollandeze për Zhvillim, SNV, që operon prej 15 vitesh në Shqipëri dhe Programit “ProMali” i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës. Në detaje kjo marrëveshje konsiston në mbështetjen e skemës së garancisë së ofruar nga këto dy institucione financiare ndërkombëtare, sipas së cilës Banka Credins do të financojë bizneset “mikro” në sektorin e Agrikulturës e si mirëmbajtja e kafshëve të imta, frutikultura, bimët mjekësore dhe aromatike. Programi “ProMali” përfshin një hartë të paracaktuar të vendeve ku do të aplikohet siç janë qytetet Peshkopi, Kukës, Shkodër, Korçë, por edhe më gjerë. Banka Credins tashmë e ka pozicionuar veten si një nga Bankat më të rëndësishme, dinamike dhe fleksibël në tregun bankar. Ndër synimet më kryesore për këtë bankë mbeten financimet në sektorin e biznesit, dhënia e shtysës në procesin e kredidhënies, duke synuar një kredidhënie sa më eficente dhe të diversifikuar në sektorë. Në të njëjtën kohë Banka Credins përpiqet të konsolidojë më tej marrëdhëniet me Organizmat kombëtarë e ndërkombëtarë për partneritet strategjik e financiar.