Femrat tërheqëse nuk bëjnë për disa profesione

Colorado, 10 gusht - Shumë e bukur për të qenë inxhiniere apo roje burgu?
Ndonjëherë pamja e bukur mund t’ua humbë rastet femrave për të punuar profesione që konsiderohen “mashkullore”, sipas një studimi nga Universiteti “Colorado Denver Business School”.
Femrat tërheqëse përballen me diskriminim kur aplikojnë për punë ku pamja nuk është e rëndësishme. Këtu përfshihen pozitat si menaxhere e hulumtimit dhe zhvillimit, drejtoreshë e financave, inxhiniere mekanike dhe mbikëqyrëse e ndërtimit.
Po ashtu ato nënçmohen për kategoritë si drejtoreshë e sigurisë, shitëse e harduerit, roje burgu dhe vozitëse e kamionit me rimorkio.
“Në këto profesione të jesh tërheqëse është shumë e dëmshme për femrat”, tha hulumtuesja Stefanie Johnson, duke shtuar që femrat tërheqëse më shumë janë të prira për pozita si recepsioniste ose sekretare.
“Në çdo profesion tjetër, femrat tërheqëse preferohen. Kjo gjë nuk ndodh me meshkujt, gjë që tregon që ende ekziston një standard i dyfishtë sa i përket gjinisë.”
Studimi i publikuar në gazetën e psikologjisë shoqërore është bazuar në pjesëmarrësit të cilëve u është dhënë një listë profesionesh dhe fotografitë e atyre që kanë aplikuar për punë. Pjesëmarrësve u është kërkuar të ndajnë fotografitë e kandidatëve në bazë të përshtatshmërisë së tyre për punën që do ta kryejnë. Ata kanë pasur 55 fotografi meshkujsh dhe 55 fotografi femrash.
Hulumtuesit kanë zbuluar që derisa femrat atraktive ishin të nënçmuara për disa punë të caktuara, në anën tjetër meshkuj nuk janë përballur me diskriminimin e njëjtë dhe gjithmonë ishin në epërsi.
Megjithatë, Johnson tha që njerëzit e bukur ende kanë përparësi të madhe kur bëhet fjalë për vendin e punës.
Po ashtu ata kanë rroga më të mira, puna e tyre vlerësohet më mirë, kanë shkallë më të lartë të hyrjes në kolegj, më shumë vota kur kandidojnë për poste zyrtare dhe gjykime më të favorshme në gjyqe.
“Në çdo profesion tjetër, femrat tërheqëse preferohen më shumë,” tha Johnson, e cila ka qortuar ata që lejojnë që stereotipat të ndikojnë vendimet për punësim.