Ficxherald: KFOR-izbaton rezolutën 12 44
PRISHTINE- Misioni i NATO-s në Kosovë do të vazhdojë punën e vet në kuadër të Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar. Deklarata vjen nga vetë komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Ficxherald gjatë vizitës në Kosovë, ku theksoi se zhvillimet e fundit dëshmojnë ekzistencën e një ambienti të sigurtë dhe të qëndrueshëm në vend.
Ndonëse autoritetet kosovare vlerësuan se vlefshmëria e 12 44-shit ka kaluar pas procesit në GJND, komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Ficxherald, tha se zbatimi i këtij dokumenti do të mbetet udhëzim në fuqi për trupat e NATO-s në Kosovë deri në ndonjë vendim tjetër.
Fitcxherald nuk deshi të komentojë zhvillimet eventuale në mbledhjen e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ngase ato, sipas tij, janë çështje politike.
“Udhëzimi ynë mbetet zbatimi i 12 44-shit. Misioni do të kalojë në cilëndo fazë që do të shfaqet. Nuk mund t’ua lexoj mendjen shteteve anëtare dhe është e drejtë e tyre, por puna jonë do të vazhdojë ashtu siç jemi urdhëruar”, u shpreh Fitzxherald pas një vizite që i bëri Njësitit për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në fshatin Harilaç, në afërsi të Prishtinës.
Puna e deritashme e këtij njësiti dhe vendimi për t’ia kaluar Policisë së Kosovës përgjegjësinë për mbrojtjen e një pjese të manastireve ortodokse serbe, sipas tij, dëshmojnë ekzistimin e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë.
Admirali Fitcxherald tha se misioni i NATO-s në Kosovë do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në derisa kjo forcë të arrijë kapacitetet e plota operacionale.
(e.n/rel/BalkanWeb)