Koreja Jugore paralajmëron Pjongiangun

Seul, 10 gusht - Koreja Jugore ka denoncuar qitjet e artilerisë së Koresë Veriore si një shkelje të rëndë të armëpushimit të tyre dhe paralajmëroi se ajo do të reagojë “ashpër” ndaj çfarëdo provokimi të ardhshëm, ka raportuar AP.
Koreja Veriore ka shtënë dje pasdite rreth 110 predha, vetëm disa minuta pasi që ushtria jugkoreane përfundoi stërvitjet pesëditore detare në përgjigje të fundosjes së luftanijes së saj.
Shumica e predhave ranë në ujërat e Koresë Veriore, por rreth 10 prej tyre ranë në ujërat e Koresë Jugore, jo shumë larg një ishulli të banuar me familje peshkatarësh dhe ushtarë jugkoreanë, deklaroi shefi i shtabit në Seul. Zyrtarët nuk kanë raportuar dëme.