SHBA shkurton shpenzimet ushtarake

Washington, 10 gusht – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, ka rekomanduar shkurtimin e një prej komandave kryesore ushtarake në rialokimin e madh të shpenzimeve të mbrojtjes.
Gates tha se Forca e Komandës së Përbashkët duhet të mbyllet, përdorimi i kontraktuesve të jashtëm duhet të shkurtohet dhe numri i gjeneralëve e admiralëve do të reduktohet, transmeton BBC.
Ai tha se dëshiron të kursejë rreth 100 miliardë dollarë në buxhetin ushtarak gjatë pesë viteve të ardhshme.
Në një konferencë shtypi në Pentagon, ai tha se rritja e ushtrisë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit ka qenë e kushtueshme.