E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 700 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Kinë

Pekin, 10 gusht - Numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut si pasojë e shirave në Kinë ka kaluar numrin e 700 personave. Operacionet e kërkimit vazhdojnë për mbi 1 000 të tjerë,  të cilët llogariten të humbur.

Burimet mjekësore nga zonat e prekura flasin për rrezikun në rritje të sëmundjeve ngjitëse, që shkaktohen nga papastërtia dhe kufomat, transmeton REL. 

Së paku tre fshatra janë mbuluar nga balta. Këto janë përmbytjet më të rënda në Kinë në dekadën e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›