E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-ja kërkon mbështetje për Pakistanin

New York, 10 gusht – OKB-ja bën thirrje për të ndihmuar Pakistanin në rregullimin e dëmeve të pësuara nga përmbytjet më të mëdha në 80 vjet.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka bërë një lutje urgjente për donatorët që “të mbështesin bujarisht Pakistanin në këtë kohë të vështirë”.

Një zyrtar i OKB-së tha se katastrofa ka prekur afër 14 milionë persona.

Së paku 1 600 persona kanë vdekur deri tani në Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›