E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet për 31 për qind numri i viktimave civile në Afganistan

Kabul, 10 gusht - Numri i civilëve të vrarë ose të plagosur në Afganistan është rritur me 31%, pavarësisht rënies së humbjeve aksidentale të shkaktuara nga sulmet e trupave të NATO-s.
Mbi 1200 civilë mbetën të vrarë në 6 muajt e parë të vitit 2010 dhe 1997 të tjerë mbetën të plagosur, tregon një raport i Kombeve të Bashkuara, transmeton Top Channel.

Guerrilasit talibanë dhe grupe të tjera rebelësh janë përgjegjës për 76 për qind të vdekjeve, ndryshe nga 53% që shkaktuan vitin e kaluar.

Me rritjen e numrit të vrasjeve, korrespondentët e medieve ndërkombëtare raportojnë se Afganistani është sot më pak i sigurt se kurrë.

Presidenti Hamid Karzai ka paralajmëruar vazhdimisht vendet perëndimore se vdekjet e civilëve të shkaktuara nga sulmet e NATO-s nxisin rebelimin.

Komandanti i trupave amerikane dhe atyre të Aleancës në Afganistan, gjenerali David Petraeus deklaroi më herët gjatë muajit se, “çdo humbje në radhët e civilëve dëmton kauzën tonë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›