E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fidel Castro serb?

Nga Express më 17 shkurt 2011 në ora 12:18

Shkrimtarja Dragoslava Koprivica ka botuar librin “Castro i pavdekshëm dhe fara serbe”, në të cilin përpiqet të dëshmojë se udhëheqësi legjendar kubanë ka prejardhje serbe.

Autorja në veprën e saj është lëshuar në një ndërmarrje të guximshme që të dëshmojë prejardhjen serbe të Castros, duke u bazuar në përfundimin etimologjik se nëse Castro ka theksuar se me prejardhje kelt nga rajoni i Galicisë në Spanjë, kjo sipas automatizmit për historianët do të thotë se ai është me prejardhje serbe.

Baza e librit janë intervistat e autorëve të huaj me Castron, pasi që Koprivica nuk është takuar asnjëherë me personazhin kryesor të librit të saj.

“Kur them Castro i pavdekshëm dhe fara serbe, mendoj në falsifikimet dhe historinë e kontrolluar të qytetërimit. Por Castro ka deklaruar se babai i tij është kelt. Keltët janë serbë. Çmenduri? Nëse zhyteni më thellë, pa marrë parasysh se a jeni sardinë apo peshkaqen, nga kjo çmenduri do të nxjerr sistemi i fuqishëm. Idila kelto-serbe ende nuk ka përfunduar, ndërsa kimia e bën të vetën. Babai i Castros është Angel Castro. Nuk kam gjetur asnjë dëshmi se Angel Castro nuk mund të jetë Angjelko Kastratoviq”, ka shkruar Koprivica.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›