E Diel, 1 Nëntor 2026

Fidel Kastro Hugo aves dhe Sali Berisha

Ne bote Sali Berisha ke vetem dy shoke Fidel Kastron dhe Huve Caves vetem ata garojne se kush flet me gjate ti je i treti. Une kam bindjen se ate trajtim dhe ate angazhim politik do ja kalosh edhe Kastros edhe Caves

Nga Gramoz Ruci

shte nata e dyte qe parlamenti shqiptare mblidhet per te gjykuar te njejten ceshtje. shte hera e pare qe parlamenti shqiptar diskuton si naten e pare dhe sot po nuk thote kryeministri I vendit asnje fjale per problemin per te cilin jemi mbledhur. Problemi shtrohet qarte dhe hapur opozita shqiptare me qellimin e mire per te zgjidhur krizen ndermori nje hap.

Zoti kryeminister te nderuar shqiptare njeriu qe duhet te jetoje me krizen dhe forca politike qe nuk ka asnje vullnet per te zgjidhur kete krizen e vuan si naten duke u gdhire e premte edhe oratorine e gjate te kryeministrit sot.

Se dyti opozita shqiptare me qellimin e mire per te implementuar rekomandimet e opinionit te KE ndermori nje hap si per te zgjidhur krizen ashtu dhe per te materializuar dhe konkretizuar te 12 vendimet e KE. Kryeministri si diten e enjte duke u gdhire e premte edhe sot nuk thote asnje fjale. Ai nuk eshte i gatshem per te ndryshuar Shqiperine ai eshte I gatshem per te mbajtur kete situate dhe per te korrigjuar raportin dhe opinionin me rekomandimet e KE.

Se treti opozita shqiptare me qellimin e mire per te konkretizuar kerkesat e rezolutes se PE ndermori nje hap me iniciative per here te dyte per te ngritur nje komision hetimor parlamentar mot a mot sic thote rezoluta e PE. Me objekt me perberje dhe me drejtim sic thote rezoluta e PE. Te enjten dhe sot perseri shqiptaret dhe nderkombetaret marrin pergjigjen qe kreu i qeverise kreu i kesaj mazhorance nuk e pranon rezoluten dhe nuk ben asnje sherbim per te konkretizuar rezoluten e PE.

Se katerti me qellimin e mire per te fituar kohen e humbur prej nje viti e gjysme si rezultat I ketij ngerci kesaj krize politike opozita shqiptare mori nje nisem per here te dyte duke perputhur pretendimet tona prej nje viti e gjysme me ato qe ka PE dhe me ato qe ka pohuar prej nje viti e gjysme mazhoranca aktuale e Shqiperise ne te gjitha negociatat bilaterale pozite opozite dhe ne te gjitha negociatat qe ka filluar ne prezence te te gjithe partnereve nderkombetare. Sot dhe diten e enjte shqiptaret e shikojne qarte se ky njeri pavaresisht nga negocimet qe ben pavaresisht nga premtimet qe ben asnjehere nuk I mban ato dhe asnjehere nuk kerkon ti konkretizoje ato sepse e ka krijuar vete kete krize dhe mbi te gjitha ka 2 halle te medha sic e deklarova edhe heren e pare. Nuk do qe te tregoje ne syte te diellit maskaraden elektorale te 28 qershorit e para. E dyta e di qe nuk fiton kurre prandaj kerkon qe jo vetem kjo e vertete te mos dale por edhe ne zgjedhjet e ardhshme te beje te njejten gje.

Se fundi me qellimin e mire qe te ndermarrim hapa per te permiresuar infrastrukturen e zgjedhjeve te ardhshme dhe per te garantuar per here te pare zgjedhje te lira dhe te ndershme e te pakontestuara ne kete vend opozita ndermori kete hap dhe eshte shume serioze ne kete hap qe ka marre.

Njeriu qe nuk do te implementoje rekomandimet e bera nga PE dhe nuk do te korrigjoje ato faje ato gabime dhe te garantoje nje standard zgjedhjesh ne kete vend perseri ne qendresen tij sot qendron stoik qendrimit te tij permanent. Nuk do te implementoje rekomandimet nuk do te pergatise infrastrukturen e zgjedhjeve nuk do te garantoje vec deklaratave te tija populiste zgjedhje te lira e te ndershme. Problemi eshte i qarte.

Per here te dyte shqiptaret me ore te tera te enjten duke gdhire e premte por edhe sot per nje ore rresht degjuam qe per te gjitha keto probleme nuk flet asnje fjale por e fillon dhe e mbaron me opoziten e fillon dhe e mbaron me Edi Ramen. Zoteri i nderuar ne jemi opozita shqiptare ti akuzon opoziten apo liderin e saj si paranojak si skizofren si paranoist si fundamentalist etj. A ka skizofreni me te madhe a ka fondamentalizem me te madh kur shqiptaret pane me syte e tyre degjuan me veshet e tyre se argument i seances se kaluar te kryeministrit ishte funeral i shkelqyer i liderit te opozites. A ka fondamendalizem me te madh a ka histeri me te madh a ka skizofreni me te madhe kur duke u gdhire e premte degjuan vete se ky kryeminister vetem nje nder do ti bente edhe te vdekur liderit te opozites do ti mbante fjalimin me te padegjuar. Kush do ta bente kete Ku eshte degjuar kjo Vetem nga kryeministri jone. Zoti kryeminister e akuzon ate se ka mberritur nga blloku eshte nje teze e vjeter po kaq sa dhe ti e po deshe sa dhe une bashke me ty qe te mos ngelet qejfi fare teza e bllokmeneve.

Ke ardhur dhe ke jetuar ne politike keto 20 vjet me tre kolona kryesore. E para si antikomunist I flakte. E dyta si dhjetoristi i pare dhe i vetem. E treta si me i pakorruptuari ne kete vend. Te treja keto te jane bere cope e cik. Antikomunisti me i madh rezulton nga faktet e dala dite pas dite se ke qene njeriu me i pari nga me i madhi i byrose politike tek me i vogli me i besuari me i respektuari me i trajtuari me I preferuari. Prandaj mos vazhdo se e ke te djegur karten e antikomunizmit. Se dyti i ashtuquajturi dhjetorist luftove tere dhjetorin qe te ishe ti dhe vetem ti. Mjafton vetem nje fakt asnje dhjetorist nuk eshte sot ne radhet e forumeve te tua te partise. Nuk eshte sot ne grupin tend parlamentar nuk eshte asnje anetar kryesie i kryesise se dhjetorit. Jane shperndare si zogjte e korbit me qellim qe historia te njoh vetem nje dhjetorist vetem ty. Ky eshte problem jot. E treta ne kete salle ke ligjeruar tete vjet ne opozite si njeriu i duarve te pastra erdhe ne pushtet me kete filozofime kete premtim me kete angazhim. Absolutisht as ti vete nuk i beson e as nje njeri qe ti dhe qeveria jote nuk jeni zhytur koke e kembe nuk ka ngelur njeri nga kabineti jot dhe personalisht ty per ngjarje konkrete per fenomene konkret per afera konkrete. Keshtu qe tre kolonat te kane rene dhe kur bien kolonat bie e gjithe ndertesa je I vetmi kryeminister qe reziston ne vend qe te korrigjosh po thellohesh. Me kane cuditur te dyja ligjeratat e tua te fundit te enjten dhe sot dhe duke qendruar ne radhen qe kam ne parlament kam arritur ne nje perfundim. shte hera e pare qe ndodh kjo nderhyrje qe flet kaq gjate natyrisht ne bote ke vetem dy shoke Fidel Kastron dhe Huve Caves vetem ata garojne se kush flet me gjate ti je i treti. Une kam bindjen se ate trajtim dhe ate angazhim politik do ja kalosh edhe Kastros edhe Caves.

Fjala ne Kuvend e Kreut te Grupit Parlamentar Socialist

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›