Te gjithe humbes

Turpi i dhunimeve te votes adresen e vetme e ka te kastat politike ku pergjegjesia kryesore megjithate i takon partise me te madhe dhe lidereve te saj ne krye me Hashim Thacin
Nga Shkelzen Maliqi
Dy jave pas zgjedhjeve disponimi i
pergjithshem eshte ai i humbjes. Te gjithe jane humbes askush fitues. Madje
edhe Hashim Thaci i cili po vazhdon me festimin e fitores se madhe personale
dhe te PDK-se gjithnje e me shume po e thellon hendekun mes nje triumfalizmi
te pavend dhe pa shije dhe te realitetit te zymte.
12 dhjetori sigurisht se nuk ka qene referendum per PDK-ne sepse fitorja e
kesaj partie nuk do te jete aq e bindshme me diference prej 9.9 ndaj LDK-se
kur te korrigjohet me 9 janar vota e dhunuar ne komunat e Drenices dhe disa
tjera. Ne zgjedhjet e perseritura nuk ka aspak dyshim se do te fitoje serish
PDK-ja sepse ato mbahen kryesisht ne komunat qe jane bastionet e kesaj partie
por ne total pa ate teprice te fletevotimeve me votues fiktive PDK-ja ne
teresi do te kete 3 deri 4 me pak elektorat jo 35 por rreth 31 kurse
konkurrentet e saj do te ngriten per ndonje perqindje.
Nje dem tjeter per Thacin dhe partine fituese eshte edhe thellimi i
pakenaqesive dhe inateve ne strukturat e partise qe mund te cojne drejt
carjeve me serioze.
Sidoqofte ajo qe ka ndodh ne Skenderaj Drenas Malisheve Lipjan dhe Decan e
ne permasat me pak te dukshme edhe ne disa komuna tjera nuk le aspak vend per
triumfalizem dhe vetekenaqesi. Turpi i dhunimeve te votes adresen e vetme e ka
te kastat politike ku pergjegjesia kryesore megjithate i takon partise me te
madhe dhe lidereve te saj ne krye me Hashim Thacin. Nuk eshte populli i
Drenices e as ne pergjithesi populli i Kosoves shkaktar i ketij turpi. Por
jane udheheqesit e partive shume komisionare deputete dhe kandidate ata qe
kane shkelur ligjin dhe ngritur shkallen e keqperdorimeve te votes ne permasat
qe zgjedhjet i kane sjell buze ilegjitimitetit.
Thaci dhe lidershipi i PDK-se nuk eshte dashur te mbeten kaq indiferent ndaj
abuzimeve te permasave te medha ne bastionin e tyre. Kuptohet ti shkulesh
abuzuesit si barin e keq nuk eshte nje pune aq e lehte. Te pakten kete nuk mund
ta bejne ata qe e kane mbjelle ose lejuar qe bari i keq te mbisundoje
elektoratin e bastionit.
Rinumrimi i pjesshem kontrollues qe nuk eshte edhe aq i vrullshem ndoshta do
te permiresoje pjeserisht pershtypjen e keqe. Gjithsesi i mbetet detyre e
KQZ-se dhe instancave mbikeqyrese qe te behet llogaritja e fundit e demit dhe
parregullsive dhe pastaj te merret vendimi per arrnim me cka nuk do te
demtoheshin shumica e votuesve te ndershem apo qe zgjedhjet te perseriten ne
teresi cka kerkojne disa parti dhe individe.
Ma merr mendja se pragmatizmi me shume ngre nga opsioni i arrnimit qe te
riparohet vota aty ku ka pas hajni. Mbase edhe faktoret nderkombetare
preferojne kete solucion. Ne kohen kur imazhi i Kosoves eshte ngrysur mjaft pas
atij raporti teper djallezor dhe pa deshmi te Dick Martynit nderkombetareve
nuk i duhet edhe nje deshtim i plote qe do te rrenonte edhe me tej insistimin e
tyre se Kosova eshte nje tregim i suksesshem. Arsye tjeter per arrnim eshte
qe te mos humbet koha sepse zgjedhjet e reja do te shtynin krijimin e qeverise
se re deri ne pranvere dhe kjo pa garanci se rezultatet do te ishin me ndryshe
nga keto qe i kemi sot.
Po pse jane humbes edhe subjektet tjere
LDK-ja qe e pati nje jave te euforise se madhe per shkak te perteritjes qe
ndodhi zevendesimi i Fatmir Sejdiut me Isa Mustafen pas zgjedhjeve eshte
shfryer si nje ballon me cipe te holle. Isa Mustafa nuk arriti qe te realizoje
as reformen e partise e as koalicionet parazgjedhore qe do ta ringjallnin
elektoratin triumfus te kohes se Rugoves. Mustafa tani le pershtypjen e nje udheheqesi
te zhgenjyer qe fajin per suksesin e pjesshem ose me sakte per deshtimin ia
mvesh te tjereve keqperdorimeve te votes komploteve etj. ndonese eshte e
qarte si loti se ai vete nuk deshi ose nuk kishte fuqi prej lideri qe ti bind
dinosauret e LDK-se per berjen e koalicioneve parazgjedhor me Uke Rugoven dhe
Nexhat Dacin e ndoshta edhe me FER-in dhe AAK-ne.
Humbes jane edhe AAK-ja dhe AKR-ja sepse nuk jane as perafersisht votave qe
kane aspiruar dhe premtuar. AAK-ja qe vazhdon te kerkoj postin e kryeministrit
sikur nuk e sheh se kane ndryshuar rrethanat dhe raporti i forcave dhe duhet
ta analizoje dhe rikonceptoje edhe formulen e berjes se opozites dhe te
profilizmit te partise. AKR-ja nga ana tjeter nuk ka perfituar nga amalgamimi
i partive te orientimeve tejet te ndryshme qe ne esence nuk kane dhe nuk mund
te kane nje program koheziv. Ato votat shtese qe i kane fituar ne te kaluaren
kane qene si duket nga rrjedhjet e LDK-se dhe konsolidimi relativ i kesaj
partie me ardhjen e Isa Mustafes i ka lene ne cektesine ne poziten e peshkut
pa uje.
LDD-ja eshte par exellance humbese sepse nuk ka siguruar as 5 . Ka qene ky
denim per qendrimin pa asnje ngjyre dhe koncept ne Kuvendin e Kosoves. Inati
ndaj Fatmir Sejdiut nuk ka mundur te jete karte afatgjate politike per
mbijetese.
Vetevendosja objektivisht nuk eshte humbese sepse pati start te mire por
demtimi i votes se saj per disa perqind edhe pse mbeti parti e trete me
mandate vetem e shton pakenaqesine e ketij subjekti me popullin ne emer te
cilit flet gjithnje. Problemi tjeter i Vetevendosjes me kete rezultat eshte se
nuk i mundeson pershtatje te lehte me rolin e ri. Nuk ka fuqi mjaftueshme per
faktorizim brenda kuvendit e as per bojkotimin dhe kushtezimin e qeverisjes.
Edhe FER-i objektivisht nuk eshte humbes sepse si parti rishtas e formuar ka
garuar mire dhe me gjasa eshte demtuar. Por humbja ne start sigurisht se do
te jete sfide e madhe per keta politikane te rinj.