E Diel, 1 Nëntor 2026

Fidel Kastro ishte në dijeni të atentatit ndaj Presidentit amerikan, Kennedy?

19-03-2012 / Gazeta 55

Vrasja e John Kennedy, mediat ndërkombëtare dyshojnë për një konspiracion ndërkombëtar, lidhur me ngjarjen më të mistershme në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Fidel Castro ishte në dijeni të atentati ndaj presidentit amerikan, John Kennedy? Hetimet dolën në përfundimin se Lee Harvey Oswald, një simpatizant komunist, veproi i vetëm. Por, një ish-anëtar i CIA-s thotë se kishte prova që Castro ishte në dijeni për vrasjen që do të ndodhte, një deklaratë që ngre hipoteza në prag të 50-vjetorit të vrasjes së presidentit amerikan, një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së shekulit të 20-të.
Brajan Letell, që studioi çështjet e Kubës si analist i CIA-s në vitet 1960 dhe më pas u bë shefi i Marrëdhënieve të Shërbimeve Sekrete për Amerikën Latine përmes librit të tij “Sekretet e Castros, CIA dhe Makina e Shërbimeve Sekrete të Kubës”, që do të publikohet muajin e ardhshëm, shprehet i bindur se Castro dinte gjithçka për vrasjen e Kenedit.
Mëngjesin e 22 Nëntorit të vitit 1963, që Kenedi u vra në Dallas, Kastro urdhëroi një prej zyrtarëve të lartë të Shërbimeve Sekrete në Havana, “të ndalonte çdo komunikim radio të pa-specifikuar dhe të përqendrohej në atë detajin e vogël, atje në Teksas”. Katër orë më vonë u mësua lajmi se Kennedy kishte vdekur.
Në një intervistë të publikuar të dielën në “Miami Herald” Letëll, aktualisht profesor ne Universitetin e Miami-t, shpjegoi se e kishte zbuluar informacionin në intervista me ish-zyrtarët e Shërbimeve Sekrete, të mbështetura në dokumente të deklasifikuara, të cilat janë të hapura për publikun.
Letëll thote se Castro ishte i vetëdijshem se Osvald që iu mohua marrja e vizës kubaneze në ambasadën në Meksico City, i kishte thënë stafit se do ta vriste Kennedy-n dhe Fidel Castro i dinte qëllimet e tij dhe nuk bëri asgjë për të ndaluar këtë akt.
“Unë nuk them se Fidel Kastro urdhëroi vrasjen, nuk them as që Osvald ishte nën kontrollin e tij. Ndoshta edhe mund të ketë qenë, por nuk kam mundur të gjej fakte për këtë. Gjithçka që unë shkruaj- thote Letëll- e mbështes në dokumente dhe në regjistrimet e burimeve.
A e donte të vdekur Fideli, John Kennedy-n? Po. Ai kishte frike prej tij sepse Kennedy e kish në shënjestër. Në mendjen e Fidelit -shpjegon Letëll,- ai s’po bënte gjë tjetër veçse po mbrohej”.
Në librin e tij – i cilësuar si një studim i thelluar i operacioneve sekrete të Kubes, hedh drite edhe mbi përpjekjet e CIA-s për të vrarë Castro-n duke përdorur cigare dhe stilolaps me helm.
Por, këto përpjekje u ndaluan, menjëherë pas vrasjes se Kennedy-t.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›