E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampusi i ri Universitar, Kule: Punimet nisin së shpejti

19-03-2012 / Gazeta 55

Universiteti i Tiranës ka dhënë 2 milionë euro për fillimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e Kampusit universitar, i cili do të ketë një shtrirje prej 40 mijë metra katrorë. Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule ka pohuar se këtë javë do të dërgohet në bashki i gjithë dokumentacioni i kërkuar për marrjen e lejes së ndërtimit të këtij kampusi, i cili do të ndërtohet pranë kinoklubit të Qytetit Studenti. “Javën e ardhshme do të dorëzohet aplikimi për lejen e ndërtimit dhe pasi të merret leja do të përdorim buxhetin tonë, si dhe do të kërkojmë fonde të tjera për ndërtimin e Kampusit, i cili do të ideohet me godina për të gjithë”- u shpreh Kule. Këtë deklaratë rektori i Universitetit të Tiranës e bëri gjatë përurimit të një laboratori ne Fakultetin Ekonomik, i cili do të ndihmojë në kërkimin shkencor të të rinjve. Vlera totale për ndërtimin e Korpusit është 26 milionë euro, ndaj rektorati ka kërkuar ndihmën e qeverisë për financimin e këtij projekti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›