Fidel Yllin e përzënë nga fshati i lindjes

Komuna Leshnjë, për herë të parë nuk voton siglën PS, por kandidatin e përbashkët të PD-LSI
Fidel Yllin, deputetin e PS-së, e kanë përzënë nga Leshnja, fshati i tij i lindjes. I angazhuar, në fushatën elektorale të PS-së, për rrethin e Skraparit, përpos përbetimit që kishte bërë para Edi Ramës, për të kthyer këtë rreth nga mbështetës i LSI-së në të PS-së, Fidel Ylli, jo vetëm që nuk ka realizuar këtë premtim, por edhe është “armiqësuar” me bashkëfshatarët e tij, të Leshnjes. Banorët e këtij fshati, por edhe të krejt komunës, “ia kanë vënë drunë”, Fidel Yllit, me votë, duke ia dhënë kandidatit të LSI-së, ndërsa mësohet se e kanë përzënë edhe nga fshati, duke refuzuar ta takojnë e ta dëgjojnë. Për Fidel Yllin, humbja më e rëndë, nuk është se bashkëfshatarët e tij në Leshnjë, nuk e llogarisin më atë, por është humbja përballë premtimit që i ka bërë Edi Ramës, se “do të bënte namin” në Skrapar. Përballë këtij mosmbajtje premtimi, Fidel Yllit, nuk i ngelet gjë tjetër, veçse të përballoj furinë më të madhe të zemërimit, jo të bashkëfshatarëve të tij, por të kryetarit të tij në PS.
...