Fie, asgjësohen 35 rrënjë opiumi
Policia e Fierit ka asgjësuar mesditën e së premtes një sasi bimësh narkotike të llojit opium. Mësohet se kanë qenë 35 rrënjë opium që janë asgjësuar me djegie. Bima narkotike ka qenë në dhomën e provave që nga viti 2007. Ajo është gjetur në Libofshë të rrethit të Fierit dhe kultivuesi i bimës narkotike është Marsi Kule, të cilit bima iu sekuestrua në oborrin pranë banesës. Ndërsa autori po vuan dënimin, "mundi" i tij është asgjësuar mesditën e djeshme. Shefi i krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, Afuz Basha, është shprehur për "Shqip" se në ditët në vijim do të asgjësohet edhe një sasi e konsiderueshme kokaine, që gjendet po në dhomën e provave të drejtorisë. Asgjësimi i kokainës do të realizohet me përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.