Petrit Çakrri: Do të arratisem sërish nga burgu
Dëshmitari në vrasjen e Azem Hajdarit, Petrit Çakrri, i dënuar dy herë me gjashtë vjet burg, deklaron në sallën e gjyqit se do të arratiset sërish nga burgjet shqiptare, pasi po e mbajnë padrejtësisht në burg. Dje ishte parashikuar që në Gjykatën e Tiranës të zhvillohej procesi gjyqësor ku Çakrri kishte kërkuar që të shuhej masa e sigurisë, pasi ka mbaruar dënimin. Pas refuzimit të kërkesës, ai ka "kërcënuar" drejtësinë duke pohuar se është i gatshëm të arratiset nga burgu. I arratisur nga burgu i Shën Kollit më 22 janar të vitit 2009, i riarrestuar më 1 maj, Petrit Çakrri, kërkoi disa ditë më parë në Gjykatën e Tiranës lirimin nga burgu. "Lufta" e Çakrrit me drejtësinë daton disa muaj më parë, ku ai pretendon se qëndroi pa të drejtë në qeli, megjithëse i kishte mbaruar burgu. Dhe për të rregulluar të gjitha punët, ai shfrytëzoi një leje shpërblyese për të dalë nga burgu, megjithëse i kishin mbetur edhe disa muaj. Në një prononcim publik, pas "arratisjes" Çakrri do të deklaronte se: "Unë e kam mbaruar dënimin, po më mbanin në burg kot. Dua të lirohem, burgimi im është i padrejtë, ose përndryshe do të vetëflijohem". Çakrri njihet si person me precedentë penalë. Përveçse i njohur në cilësinë e dëshmitarit në vrasjen e deputetit demokrat, Azem Hajdari, ai rezulton i dënuar për 2 vepra penale, me 6 vjet për vjedhje e 6 për mashtrim.
Më 1 maj, Cakrri u arrestua në një hotel në Tiranë nga policia e kryeqytetit dhe antikrimi. Petrit Çakrri rrezikon edhe pesë vjet të tjera burgim për shkak se ka shkelur ligjin duke u arratisur, ndërkohë që sipas Drejtorisë së Burgjeve kishte edhe një vit e katër muaj burg për të bërë.
Më 1 maj, Cakrri u arrestua në një hotel në Tiranë nga policia e kryeqytetit dhe antikrimi. Petrit Çakrri rrezikon edhe pesë vjet të tjera burgim për shkak se ka shkelur ligjin duke u arratisur, ndërkohë që sipas Drejtorisë së Burgjeve kishte edhe një vit e katër muaj burg për të bërë.