E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP publikon rreth 500 deklarata

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive publikoi dje rreth 500 deklarata të interesave private të zyrtarëve të lartë, bazuar në kërkesën e medias dhe të shoqërisë civile. Procesi i Publikimit të tyre, përveçse përmban një interes të ligjshëm të opinionit publik, është edhe në interes të vetë inspektoratit të lartë për të aktivuar më shumë faktorë të shoqërisë dhe të politikës, për të denoncuar rastet korruptive në shërbim të qytetarëve që kanë të dhëna për rastet e fshehjes apo konflikt interesi. Nisur nga kjo, ILDKP e ka parë me vend që të vërë në dispozicion edhe një numër telefoni pa pagesë: 08009999.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›