E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi merr testamentet e babait, Topalli blen shtëpi në Shëngjin

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka deklaruar si shpenzime për ndërtimin e një banese si pronë të trashëguar nga prindërit në shumën 1.750.000 lekë. Topi ka shpenzuar shumën prej 1.000.000 lekësh për ta mobiluar këtë banesë. Në një llogari të tijën bankare janë pakësuar 2.500.000 lekë, ndërsa te një tjetër janë shtuar 749.245 lekë. Topi ka deklaruar gjendje cash shumën prej 35.000 euro dhe 2.000.000 lekë si testament të nënshkruar nga i ati. Po ky i fundit i ka lënë Topit edhe 1070 metra katrorë truall në Shkozë dhe 5400 metra katrorë truall në Linëz dhe Shkozë. Të ardhurat e tij nga pagat dhe shpërblimet janë në shumën 2.483.020 lekë. Të ardhurat e bashkëshortes janë 1.011.915 lekë dhe të ardhurat nga bursa e vajzës prej Bashkisë së Tiranës në shumën 45.000 lekë. Topi ka paguar shlyerje kredie shumën 58.000 lekë, pagesën e shkollës së vajzës në shumën 4.000 euro, dhe shlyerjen e një detyrimi për blerje makine në shumën 4.000 euro. Bashkëshortja e Presidentit ka deklaruar shtesë në një llogari bankare me 213.998 lekë. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka deklaruar shpenzime në masën 1.000.000 lekë për shkollën dhe jetesën e vajzës në Strasburg. Topalli ka shpenzuar edhe 2.3 milionë lekë teksa ka gjendje në shtëpi shumën prej 1.000.000 lekësh. Kryeparlamentarja ka blerë një apartament në Shëngjin në shumën 3.3 milionë lekë. Të ardhurat e saj nga qiratë në emër të bashkëshortit janë 12.000 euro, të ardhurat nga biznesi i bashkëshortit janë 1.000.000 lekë, të ardhurat nga paga si Kryetare e Kuvendit janë 2.201.149 lekë dhe të ardhurat nga dietat janë 1.117.829 lekë. Kryeprokurorja Ina Rama ka deklaruar kursime nga të ardhurat prej pagave familjare në shumën 2.100.000 lekë. Në deklarimin e saj të ardhurat nga paga, shpërblimet dhe dietat shkojnë 2.262.587 lekë. Paga e marrë nga Shkolla e Magjistraturës është 105.750 lekë, ndërsa paga e bashkëshortit është 1.264.784 lekë. Ina Rama ka paguar shumën prej 2879.24 USD si detyrim për shlyerje kredie, teksa i mbeten edhe 18.853 USD të tjera për t‘u shlyer. Rama ka shlyer si detyrim qiraje të banesës shumën prej 60.000 lekësh dhe i mbeten për të shlyer 180.000 lekë.

Bamir Topi
-Shpenzime për ndërtimin e shtëpisë private 1.750.000 lekë
-Shpenzime në shumën 1.000.000 lekë për mobilimin e kësaj banese
-Pakësim llogarie në shumën 2.500.000 lekë, shtim llogarie në shumën 749.245 lekë
-Gjendje cash e deklaruar në shumën 35.000 euro dhe 2.000.000 lekë si testament nga i ati
-1070 metra katrorë truall në Shkozë dhe 5400 metra katror truall në Linëz dhe Shkozë, testament
-Të ardhurat nga paga dhe shpërblime në shumën 2.483.020 lekë
-Të ardhurat e bashkëshortes në shumën 1.011.915 lekë
-Të ardhurat nga bursa e vajzës nga Bashkia e Tiranës në shumën 45.000 lekë
-Pagesë për shlyerje kredie në shumën 58.000 lekë, pagesë shkollimi për vajzën në shumën 4.000 euro, shlyerje detyrimi për blerje makine në shumën 4.000 euro
-Bashkëshortja, shtesë llogarie në shumën 213.998 lekë
Jozefina Topalli
-Paguan shkollën e vajzës dhe jetesën në Strasburg në shumën 1.000.000 lekë
-Pakëson një llogari bankare me shumën 2.3 milionë lekë, gjendje në shtëpi shuma prej 1.000.000 lekësh
-Blen një apartament në Shëngjin në shumën 3.3 milionë lekë
- Të ardhurat nga qiratë në emër të bashkëshortit 12.000 euro
-Të ardhurat nga biznesi (bashkëshorti) 1.000.000 lekë
-Të ardhurat nga paga si Kryetare e Kuvendit 2.201.149 lekë
-Të ardhurat nga dieta faktike e deputetit në shumën 1.117.829 lekë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›