E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me tri qese hashash, prangoset një 28-vjeçar

Kapet me tri qese kanabis sativa, prangoset nga policia për "shpërndarje të lëndëve narkotike". Burime zyrtare nga policia e Korçës, bëjnë të ditur se është prangosur shtetasi Ardian Pupa, banor i fshatit Mborje të Korçës, pasi gjatë një kontrolli policor i janë gjetur në trup tri doza me bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Policia dhe sektori i luftës kundër narkotikëve ka bërë të ditur se 28-vjeçari nga fshati Mborje u kap gjatë një kontrolli në rrugë në afërsi të shtëpisë së tij. Bima narkotike ishte paketuar në tri qese standarde farmaceutike. Burime të policisë kanë thënë se pas gjetjes së këtyre dozave, është ushtruar kontroll në banesën e 28-vjeçarit në fshatin Mborje ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe 7 qese të tjera. Sipas policisë, dhjetë dozat që dispononte autori kanë qenë të përgatitura për shpërndarje dhe shitje. Ka qenë një informacion për shpërndarjen e bimës së llojit kanabis që ka çuar në kontrollin ndaj 28-vjeçarit Pupa. Ndaj të riut të arrestuar rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe ky është personi i pestë i arrestuar brenda një periudhe të shkurtër kohore si shpërndarës i kanabisit në Korçë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›