E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier 10 te ndaluar per korrupsion ne dhenien e patentave

10 shtetas, shumica ndër të cilët punonjës të drejtorisë rajonale të shërbimit të transportit rrugor në Fier janë ndaluar dhe drejtuesi i kësaj Drejtorie është pezulluar nga detyra nën akuzën e korrupsionit. Operacioni “Patentat e Dyshuara” është finalizuar në Fier nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier dhe Njësinë e Përbashkët Hetimore parë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Fier. Nga hetimi i kryer dyshohet se punonjësit dhe drejtuesi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në kundërshtim me detyrën kanë kryer veprime abuzive, që konsistojnë në dhënien e lejeve për drejtim automjeti shtetasve të ndryshëm, duke shkelur normat e përcaktuara dhe kundrejt përfitimeve të paligjshme. Policia beri te ditur zyrtarisht se në këtë veprimtari të paligjshme janë përfshirë dhe pronarë apo punonjës të autoshkollave, që veprojnë në qytetin e Fierit, të cilët kanë luajtur rolin e sekserit. Sipas policies Dyshohet se rreth 50 persona janë pajisur me leje drejtimi pa qenë të pranishëm në provimin teorik dhe praktik. Konkludimi me sukses i këtij operacioni u bë i mundur pas një hetimi disa mujor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›