Raportet PS- LSI Wikileaks edhe per pronat e buxhetin
Wikileaks publikon 294 dosje të reja për Shqipërinë. Këto dosje i referohen viteve 2006-2010 dhe përmbajnë informacion të klasifikuar konfidencial i cili i dërgohet Washingtonit nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Të dhënat gjenden të publikuara në kabllogramet e vendosura në sitin zyrtar të Wikileaks.
Politika
Ambasada Amerikane komenton nëpërmjet dokumenteve sekrete zhvillimet politike në Shqipëri në fillim të janarit të vitit 2008, në një kohë kur forcat politike ishin duke u përgatitur për Samitin e Bukureshtit. Në këtë dokument citohet se PS dhe LSI duhet të jenë jo vetëm të gatshëm për reformat e nevojshme për NATO-n, por duhet që aktivisht të shtyjnë përpara këto reforma. Specifikisht citohet se “nëse fjalët përkthehen në vepra, atëherë reformat janë të realizueshme”.
Por tri muaj më vonë, klima politike mes PS dhe LSI mori një tjetër drejtim. Një tjetër dokument sekret i ambasadës amerikane në Tiranë drejtuar Washingtonit në 21 prill 2008 citon se kreu i LSI-së, Ilir Meta ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër kryetarit të PS-së, Edi Rama lidhur me reformën zgjedhore. Sipas asaj që është pasqyruar në dokumentet sekrete të Wikileaks, kjo tentativë synon të zhduk nga sfera politike partitë e vogla, duke krijuar monopolin e të mëdhenjve.
Pronat
Janë gjithsej 200 shqiptarë që kanë ngritur padi në gjykatat Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për çështjen e pronave. Kabllogramet e Wikileaks tregojnë se deri tani Strasburgu ka marrë në shqyrtim vetëm 4 çështje, të cilat kanë një efekt financiar prej 2 milionë dollarësh në total. Në dokumentet e reja të Wikileaks janë publikuar edhe rastet e personave që kanë një betejë mbi 10 vjeçare me gjykatat për çështjen e pronave.
Buxheti
Shqipëria specifikohet një vend me stabilitet ekonomik. Ky është raportimi me të cilin ambasada amerikane në Tiranë i është drejtuar Uashingtonit lidhur me miratimin e buxhetit të shtetit të vitit 2008 dhe 2009. Sipas informacionit të renditur në faqen e Wikileaks, qeveria e ka përqëndruar vlerën më të madhe të buxhetit tek arsimi dhe shëndetësia dhe nëpërmjet tij synon reduktimin e papunësisë në masën 13 %.
Erjon Ajazi