E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reporterët pa kufi: Qeveria presion medias në Tiranë

TIRANE- Liria e shtypit në Shqipëri duket se është shumë larg, madje në vend që të ecte para ka bërë regres.

Raporti vjetor i organizatës “Reporterët pa kufij” për lirinë e medias për 2009 rendisin Shqipërinë në vendin e 88-të në nga 175 vendet pjesëmarrëse.

Në krahasim me 2008, për lirinë e shtypit Shqipëria është renditur me 9 vende prapa. Në 2008 kjo organizatë rendiste Shqipërinë në vendin e 79 , ndërsa sot ajo renditet në vendin e 88-.të , duke lënë pas të gjitha vendet e Ballkanit, madje dhe Kosovën e cila në shkurt të 2008 shpalli pavarësinë. Në grafikun që shoqëron raportin Shqipëria shënohet me shigjetë poshtë cka nënkupton se ky vend ka bërë hapa prapa.

Raporti vëren se 18 vjet pas rënies së komunizmit, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO u përshëndet nga e gjithë media dhe klasa politike sidomos nga partia e kryeministrit Berisha. Ky hap u duk si një “mrekulli e lirisë” për të cilën media e pavarur ishte e etur për ta gëzuar.

Por “Vitaliti dhe rritja në sektorin e medias jo gjithmonë siguron lindjen e pluralizmit të vërtetë të lajmeve dhe informacionit. Gazetaria hetimore mbetet në fazën embrionale dhe lufton për të gjetur hapësirë në një shtyp që u përkasin ose grupeve industriale të vendosur për të mbrojtur fushat e tyre të ndikimit ose partive politike që shumë shpesh ngatërrojnë lajmet me propagandën.”

“Kontrolli i qeverisë mbi mediat publike është i gjithëpranishëm.” Theksohet në raport ku shtohet se “Në pozicionin e menaxhimit të medias janë emërime politike të cilat sigurojnë një linjë të favorshëm editoriale”

Raporti shton se mbi median qeveri ushtron presion duke përdorur taksat, heqjen e reklamave cka con dhe në një “vetëcensurim” të një numër të madh mediash.

Edhe pse disa media janë të financuara privatisht ata nuk janë të mbrojtur nga një sërë formash presioni. Faturat e tepërt për shërbime publike, tërheqja e reklamës, ndryshimet e taksave janë armët "ligjore" të përdorura për të promovuar vetë-censurën e cila është tashmë e dukshme në një numër të madh të mediave”- theksohet në raport

Raporti përmend si dy raste flagrante të presionit të qeverisë ndaj medias atë të gjobës ndaj tv NEËS24 për transmetimin e reklamës së G99 si dhe nxjerrjen jashtë nga godina redaksinë e gazetës “Tema”

Gazetaria hetimore mbetet në fazën embrionale dhe lufton për të gjetur hapësirë në një shtyp që u përkasin ose grupeve industriale të vendosur për të mbrojtur fushat e tyre të ndikimit ose partive politike që shumë shpesh ngatërrojnë lajmet me propagandën.”

Liria e medias ne rajon
Nga vendet e rajonit Maqedonia renditet në vendin e 55-të më pas vjen Serbia në vendin e 55-të më pas, Kosova në vendin e 75-të dhe Mali i Zi i 77-ti.

Vendet fqinje Greqia e Italia janë shumë para në renditje. Greqia renditet e 34-ta ndërsa Italia në vendin e 49-të sa i përket lirisë së shtypit.
SHBA renditen në vendin e 22 në botë për lirinë e shtypit.

Në raportin e "Reporterëve pa kufij" Shqipëria me një koeficient 21. 75, lë pas vende si Senegali, Ukraina, Mongolia, Guinea Qatar... etj

Edhe raport progresi i BE-së për Shqipërinë i publikuar pak ditë më parë nënvizonte se media në Shqipëri gjendjen nën presionin e politikës dhe të interesave të caktuara të biznesit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›