E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, 4 shkolla nevojë për rikonstruksion

Katër shkolla 9-vjeçare në qarkun e Fierit, kanë nevojë emergjente për rikonstruksion. Infrastruktura e amortizuar në kufijtë me ekstrem të një institucioni arsimor, ka detyruar Inspektoriatin e Shëndetit Publik në Fier, të paralajmërojë bllokimin e aktivitetit mësimor. E gjithë kjo situatë bëhet vetëm nëse nuk ndërhyhet me investime brënda një kohë te shkurtër.

Këtë fakt e pohojnë edhe drejtuesit e Drejtorisë së Arsimit Rajonal Fier. Kjo ka ardhur si rezultat i mos ndërhyrjes në rikonstruksionin e tyre prej gati 30 vitesh, duke bërë që shkalla e amortizimit të tyre t렠kthehet edhe në një rrezik për stafet mësues-nxënës të këtyre shkollave.

Ky është një fakt që pranohet edhe nga drejtuesit e arsimit në qarkun e Fierit, ku mund të përmendim shkollat e fshatrave Kallm i Madh, Mbreshtas, Ngjeqar dhe Frakull i Vogël, si më emergjentët. Situata që konstatuam në shkollën 9- vjeçare Hiqmet Buzi, në fshatin Kallm është pasqyra e katër shkollave të Fierit. Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar në infrastrukturën e sistemit arsimor në Fier, janë rikonstuktuar dhe ndërtuar 25 godina shkollore që kapin vlerën e 2 miliardë lekëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›