Një plazh i mbyllur në çdo stinë, kjo në Japoni
Çdokush prej nesh ka dëgjuar për pishinë të mbuluar, pishinë dimërore, por asnjëherë për plazh të mbuluar. Por ja që tashmë nuk është çudi, ndërsa këtë risi e sjellin japonezët. Ky plazh i brëndshëm, i cili në fakt vizitohet nga qindra turistë, ndodhet në hotelin Phoenix Seagaia Resort, i cili njihet për ambientet luksoze.
Të gjithë ju që jeni të interesuar të shijoni magjitë e këtij plazhi, mjafton të informoheni për disa nga cilësitë e tij. Bëhet fjalë për një plazh gjigant të mbyllur, me rërë të bardhë dhe ujë deti, ku të gjithëve u jepet mundësia të shijojnë banjat e tyre gjatë gjithë stinëve të vitit.
Për të gjithë adhuruesit e sërfit, ekziston një sistem i posaçëm, i cili shkakton herë pas here dallgë gjigande. 
Ndër të tjera, ndërtesa ku është prezent plazhi, ka çatinë më të madhe palosëse në botë, e cila ka si bazament qiellin e kaltër, ku i bën plazhistët të ndjehen si në stinën e verës.
Magjia shfaqet në çdo cep të hotelit, ku ndodhen shkëmbinj dhe palma, ndërsa ngjason me një bregdet ekzotik. Mbi të gjitha, aty zhvillohen të gjitha llojet e sporteve.