Sulmi në Kandahar, Rama ngushëllon familjen e Voglit
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka vizituar familjen e komandantit të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit të një dite më parë në Afganistan, Feti Voglit.
Ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjes, Rama e ka cilësuar humbjen e kapiten Voglit një humbje të madhe për familjen dhe gjithë kombin shqiptar.
Më herët në një reagim të tij në rrjetin social Twitter Rama shkruan:
“Dhimbje e madhe ne familjen e varfer te deshmorit Feti Vogli por edhe dinjitet i madh njerezor e atdhetar. I perjetshem qofte kujtimi i tij”.