E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, 40 vjecari tenton të hidhet nga tarraca e pallatit

FIER- Një 40-vjecar ka tentuar të vetëvritet duke u prerë me thikë dhe më pas duke u hedhur nga tarraca e pallatit. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në lagjen 1 maji në Patos kur 40-vjecari A.Gjika pasi ka masakruar veten disa herë me thikë është ngjitur në tarracën e pallatit ku jetonte, mbi katin e pestë dhe ka tentuar të hidhet.

Por ndërhyrja në kohë e forcave të policisë ka parandaluar vetëvrasjen e tij, ndërsa është transportuar drejt spitalit ushtarak ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se 40-vjecari ishte kthyer nga emigracioni në vendlindje fundjavën e shkuar me rastin e festës se pashkëve. Mbeten të paqarta shkaqet e tentativës për vetëvrasje, por paraprakisht mendohet gjendja depresive.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›