Demi Moore: Kam bërë operacione plastike, por jo në fytyrë
LOS ANGELES- Aktorja e Hallivudit Demi Moore pranon se i është nënshtruar një beteje të gjatë për të arritur imaxhin që ka, përfshi këtu edhe opoeracioneve plastike. Yllli amerikan tashmë 47-vjec, e martuar me 32-vjecarin Ashton Kutcher sqaron se ka qënë e fiksuar me mënyrën se si dukej.
Kam qënë e fiksuar pas faktit se si dukej trupi im. Sepse doja që të kasha një trup për aq sa vleja realisht” – ka deklaruar Moor për revistën Elle.
“U përpoqa të dominoja atë, duke e ndryshuar disa herë. Por kjo nuk zgjaste pafundësisht, nuk më sillte gjë tjetër përvec gëzimit të përkohshëm. A ia vlen kjo gj? Jo. Por është ironik fakti se kur braktisa dëshirën për të dominuar trupin tim, trupi im u shëndërrua në realitet në trupin që gjithmonë kisha dashur” – sqaron Moor.
“Kjo ndodhui kur hoqa dorë nga kontrolli mbi trupin tim. Në fund të ditës ky lloj manie ishte e kotë dhe e pakuptimtë.”
Kështu aktorja Moore ka pranuar se ka bërë kirurgji plastike, por asnjëherë aq shumë sa është thënë në shtyp. është thënë se ajo ka shpenzuar më shumë se 300,000 dollarë për transformimin total të trupit të saj. "Unë pranoj që kam ndërhyrje kirurgjikale por jo në fytyrë," tha ajo. Moore, nëna e tre fëmijëve ka luajtur në filma si "Full Throttle," "G.I. Jane" dhe "Ghost".
(m.a/BalkanWeb)