Tadic-Stainbergut: Kurrë nuk do ta njohim Kosovën
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Boris Tadic i tha zv/sekretarit amerikan të shtetit Xhejms Stainberg se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Sic bëhet e ditur nga mediat vendase, Tadic ka thënë se pavarësia e Kosovës është “vija e kuqe”, të cilën Serbia kurrë nuk do ta kalojë.
Ai ka shtuar se Serbia insiston në “zgjidhje kompromisi, e cila nënkupton se asnjëra palë nuk është as fitues dhe as humbës”.
Më herët Steinberg dhe nënkryetari i qeverisë serbe Ivica Daçic, kanë biseduar për bashkëpunimin e Serbisë me përfaqësuesit ndërkombëtare në Kosovë, KFOR-in, UNMIK-un dhe EULEX-in.
(e.n/rel/BalkanWeb)