E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, mungon interneti, radhë në aplikimet për karta

FIER- Me ardhjen e emigrantëve fundjavën e shkuar është rikthyer fluksi në zyrat e aplikimit në Fier. Aplikuesit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike presin me orë të tëra në radhë por pa mundur të mbarojnë punë. Ndërkohë sipas tyre puna ndërpritet herë pas herë për shkak të problemeve me internetin.

Disa prej emigrantëve thonë se kanë shumë ditë që presin për të aplikuar. E ndërsa ata ende nuk kanë mundur të aplikojnë, do të duhen të paktën 2 javë për të tërhequr dokumentat e reja të domosdoshme për të kaluar kufirin dhe për të shmangur problemet në shtetet ku jetojnë tashmë prej shumë vitesh.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›